Bota

Komisioni Europian mesazh Turqisë:Nëse s’ka dialog,do aplikojmë sanksionet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 31/08/20 |
Opi Nion

Komisioni Europian i ka kërkuar Turqisë të ndalojë veprimet e njëanshme në Mesdhe dhe t’i hapë rrugë dialogut me Greqinë, sikurse raporton Reuters.

“Nëse në këtë rast dialogu nuk do të jetë i frutshëm, atëherë BE do të marri hapa drejt sanksioneve të mundshme”, ka thënë një zëdhënës i komisionit.

Përfaqësuesi i Komisionit, i ngarkuar për Punët e Jashtme, Peter Stano theksoi se veprimet e Turqisë janë kërcënim për të gjithë Bashkimin Europian.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve kanë diskutuar mbi tensionet Greqi-Turqi.

Më tej, Stano vuri në dukje se përfaqësuesi i lartë i BE Borrell, pati një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu lidhur me situatën në Mesdhe, duke pohuar se e informoi mbi faktin që Turqia duhet të gjejë një zgjidhje të qetë dhe paqësore për të ulur tensionet./Opinion.al

Pas