Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisionet parlamentare/Rushaj: Kthyem ligjshmërinë, Balla:Falenderojmë opozitën

2021/10/04 at 11:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisionet parlamentare/Rushaj: Kthyem ligjshmërinë, Balla:Falenderojmë opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alferd Rushaj,  ka dhënë këtë të hënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se  Konferenca e  Kryetarëve ka vendosur që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht në salla.

Ndër të tjera, Rushaj bëri me dije  se në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit është rënë dakord që tre komisionet hetimore, të propozuara nga PD, të kalojnë në seancën plenare të datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

“Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë, sa i përket mbledhjes së komisioneve. Pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë, lidhur me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht që mbledhjet të bëhen me prezencë fizike, siç e parashikon rregullorja, duke respektuar masat anti-Covid.

Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, dhe i bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme. U ra dakord që të tre komisionet të kalojnë në seancë plenare. Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Kushtetuta ka vendosur në raport me komisionet hetimore”, tha Rushaj.

Pas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku ka theksuar se Komisionet Parlamentare janë instrumente të Kuvendit për të hetuar çështje me interes publik.

Më tej ai falenderoi deputetët e opozitës që ranë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve, të cilat do të jenë fizike ndërsa deputetëve do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi që tregon se nuk janë infektuar me Covid-19.

“Komisionet hetimore parlamentare janë  instrumente në duart e Kuvendit për të hetuar çështje në interes publik, por puna e tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm.

Unë kam propozuar që numri i anëtarëve të mos jetë kaq i madh, pasi sa më i vogël të jetë numri aq me efektive janë.  T’iu lemë hapësirë edhe deputetëve që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare të marrin pjesë.

Kemi arritur konsensus me opozitën sot. Falenderoj deputetët e opozitës për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve, duke vend Kuvendin në të njëjtën linjë me universitetet dhe shkollat. Pjesëmarrja do të jetë fizike por me kusht që çdo deputet të ketë certifikatë vaksinimi ose test kundër Covid-19”, tha Balla./Opinion.al

Etiketa: ballakomisionet parlamentarerushaj

Ju sugjerojmë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Para
Pajisje inteligjente për shkeljet rrugore, Drejtori i Policisë: Punon në errësirë

Pajisje inteligjente për shkeljet rrugore, Drejtori i Policisë: Punon në errësirë

VIDEO/ Rama në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë

VIDEO/ Rama në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë

Pandora Papers/"Kontraktori OST transferoi miliona euro për kompaninë offshore"

TE FUNDIT

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com