Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë të jashtëzakonshme për Komisionin e Vetingut. Për këtë Komision janë hedhur në votim të veçantë 4 propozime mes tyre edhe Shpëtim i Idrizi i PDIU-së.
Ky i fundit u rrëzua me votat e PS-së. Ai mori vetëm 23 vota pro, 7 kundër dhe 50 abstenim.
Mësohet se LSI dhe PDIU kanë votuar pro, ndërsa PS ka votuar abstenim më së shumti. Ndërkohë janë zgjedhur Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Luan Rama.