Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisionerja e BE vlerëson planin e PD për arsimin:Inkurajoj bashkëpunimin

2021/03/23 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisionerja e BE vlerëson planin e PD për arsimin:Inkurajoj bashkëpunimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka patur ditën e sotme një bisedë me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel.


Komisionerja ka vlerësuar planin e Partisë Demokratike për arsimin në Shqipëri, teksa e ka cilësuar atë një iniciativë të rëndësishme.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, Komisionerja u shpreh se të gjithë kanë nevojë për njerëz me aftësi, ndaj dhe sipas saj, “me buxhetin e ri të programit tonë, Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Të gjithë e dini se çfarë dua të them, por për ne, kjo iniciativë me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet, nëse dëshironi të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë. Unë do të doja të përmend këtu rëndësinë e një sektori tjetër. Dhe unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional. Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre, kështu që unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje. Më lejoni vetëm këtu të përmend që me buxhetin e ri të programit tonë, Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, për ne, kjo pyetje është absolutisht e rëndësishme.”– shtoi Komisionerja.

Ndër të tjera Komisionerja Gabriel është shprehur se duhet dhënë një suport shumë I madh për të gjithë të rinjtë të cilët kanë lënë arsimin dhe janë jo aktiv.

“Ajo që është e mirë është që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë, të cilët kanë lënë arsimin dhe janë joaktivë. Ne gjithashtu duhet të mendojmë për ta sepse gjithmonë flasim për talentet tona, mendjet tona të ndritshme, por duhet të respektojmë vërtet ato që po themi kur i referohemi “Askush nuk mbetet pas”. Pra, kjo do të thotë që nga ana jonë me ndihmën tonë para anëtarësimit, do të mbështesim skemat e garantimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe ne po punojmë gjithnjë e më shumë me Komisioner Schmit mbi këtë.

Elementi i dytë, është e rëndësishme të dini se studiuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë të integruar mirë në komunitetin shkencor evropian. Dhe këtu do të doja të inkurajoja të gjithë Universitetet Shqiptare, studiuesit, ndërmarrjet, organizatat kërkimore, për të rritur përfshirjen e tyre në Programin tonë Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve. Duke filluar tashmë këtë vit, në 2021, Programi i parë i Punës Horizont do të përfshijë masa konkrete për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar kapacitetet e Institucioneve Kërkimore në rajon.

Më në fund, përpjekjet tona do të jenë të suksesshme vetëm kur Evropa mund të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve të saj. Kjo është arsyeja pse duhet të nxisim edhe barazinë gjinore në arsim, kërkim dhe inovacion.

Në Shqipëri, shifrat paraprake tregojnë në të vërtetë një përqindje shumë më të lartë të grave në mesin e të diplomuarve të doktoratës mbi 16% dhe shkallën më të lartë të rritjes në të gjitha vendet anëtare dhe vendet e treta në vitet e fundit, gjë e cila është shumë inkurajuese. Dhe unë mendoj se në këtë rast mund të ndaj iniciativën time të fundit, ajo është Ëomen Tech EU, ajo që ne do të dëshironim është të mbështesim kompanitë e menaxhuara nga femra, duke siguruar këshillime, dhe trajnime gjithashtu. Kështu që, mendoj se kur flasim për mënyrën se si të shtyjmë të rinjtë për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre, sigurisht që është ajo mundësi që u jepet nga teknologjitë e reja. Kjo është arsyeja pse unë insistova në këto shembuj. Kështu që, Zonja dhe zotërinj, unë do të doja të them përsëri se shumë politika të suksesshme kërkojnë një kuptim të mirë të sfidave dhe gatishmërinë për të vepruar me vendosmëri. Dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që ne shohim sot me këtë ngjarje. Sfidat aktuale kërkojnë një investim të fortë në njohuri si një parakusht strategjik për suksesin ekonomik dhe shoqëror. Kështu që Komisioni Evropian është këtu për t’ju ndihmuar, për të mbështetur Shqipërinë, rajonet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana ime ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE.”- tha Komisionerja Gabriel./Opinion.al

Etiketa: arsimiBashabekosisioner


Ju sugjerojmë

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza
Bota

Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza

29 Korrik, 2025 6:43 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Kronikë

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

29 Korrik, 2025 6:35 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

29 Korrik, 2025 6:32 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 Korrik, 2025 6:05 pm
Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës
Bota

Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

29 Korrik, 2025 6:00 pm
Para
Afati për zyrat e FRD-së, Shehu:Çështja në gjykatë, zyrën e garanton ligji

Afati për zyrat e FRD-së, Shehu:Çështja në gjykatë, zyrën e garanton ligji

Të majtët e të djathtët janë bashkë/Hajdari:S’do mbajmë kusurin e legenëve

Të majtët e të djathtët janë bashkë/Hajdari:S’do mbajmë kusurin e legenëve

“Plani gati të nisë”, Basha: 5 gjuhë të huaja falas për çdo shqiptar

“Plani gati të nisë”, Basha: 5 gjuhë të huaja falas për çdo shqiptar
















TE FUNDIT

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
29 Korrik, 2025

Izraeli ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në...

Lexo më shumë

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
29 Korrik, 2025

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave...

Lexo më shumë

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
29 Korrik, 2025

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë...

Lexo më shumë

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
29 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com