Komisioneri Europian për zgjerimin Oliver Varheleyi, edhe një herë ka bërë të njohur mbështetjen e BE për Shqipërinë, jo vetëm në ccështjen e rindërtimit, por edhe në kuftën kundër koronavirus.
Përmes një publimi në tuiter, Varheleyi është shprehur edhe rëndësinë e vazhdimit të reformave në vend. Komisioneri bën të njohur gjithashtu edhe komunikimin me kreun e opozitës, lidhur me rëndësinë e arritjes së Shqipërisë të hapë bisedimet e pranimit në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë
Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me @lulzimbasha_al për rëndësinë e arritjes së #Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit. Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. #BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër #Coronavirus./ Opinion.al