Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioneri për Zgjerimin: Korrupsioni me fondet nuk do të tolerohet

2020/02/18 at 9:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioneri për Zgjerimin: Korrupsioni me fondet nuk do të tolerohet

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë një ditë pas Konferencës së Donatorëve se Bashkimi Europian do të jetë shumë i përfshirë në implementimin e fondeve dhe se korrupsioni nuk do të tolerohet.

Në një intervistë për DW, ai u shpreh “i kënaqur” për angazhimin që treguan vendet që morën pjesë në Konferencën për ngritjen e fondeve të cilat do të shkojnë për përballimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri.

Donatorët dhuruan gjithsej 1.15 miliardë euro në formën e granteve dhe huave të cilat do të përdoren sipas parimeve të rëna “dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare” tha Varhelyi.

Por sigurisht që një shumë kaq e madhe krijon hapësira për korrupsion për të cilin Komisioneri tha që “nuk do të tolerohet”.

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”, u shpreh ai.

Komisioneri i Zgjerimit tha se ishte optimist për çeljen e  negociatave. Megjithatë solidariteti i treguar nëpërmjet konferencës nuk duhet bashkuar me vullnetin për negociatat pasi “këto çështje janë dy gjëra të ndara” tha ai.

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, deklaroi Varhelyi. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Para
Opinion/1.15 miliard euro, ja kush dhuroi!

Opinion/1.15 miliard euro, ja kush dhuroi!

Prokuroria e Turqisë urdhëron arrestimin e 228 ushtarakëve dhe zyrtarëve

Prokuroria e Turqisë urdhëron arrestimin e 228 ushtarakëve dhe zyrtarëve

Mori peng avionin, shqiptari: Nixon të largohet nga Vietnami e Kamboxhia

Mori peng avionin, shqiptari: Nixon të largohet nga Vietnami e Kamboxhia

TE FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
26 Tetor, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe...

Lexo më shumë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com