Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së: Hapja e negociatave të ndodhë para…

2020/01/16 at 11:00 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së: Hapja e negociatave të ndodhë para…

Ditën e sotme Komisioneri i Zgjerimit të BE-së,  Olivér Várhelyi ndodhet në Tiranë, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.


Gjatë fjalës së tij, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së u shpreh se shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që do të mbahet në maj të këtij viti.

Gjithashtu, komisioneri Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatave.

Sipas tij, fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka të bëjë me disa shqetësime nga shtetet anëtare.

Komisioneri Várhelyi theksoi se në këtë kuadër është vendimtare të vazhdohen reformat, të cilat po kryhen në Shqipëri. Ai deklaroi se marrëveshja për reformën zgjedhore është një gur kilometrik i rëndësishëm , duke premtuar se do të flasë me opozitën për rolin e saj.

Gjatë konferencës me Ramën, komisionari deklaroi se do të akordohet dhe një fond prej 28 milionë eurosh për Shqipërinë për punën e bërë deri tani.

“Kjo është ndalesa e dytë në udhëtimin tim të parë jashtë shteteve anëtare të BE-së dhe për mua ka qenë përparësi të vija shumë herët në mandatin tim për të përforcuar mbështetjen për Shqipërinë dhe për të theksuar natyrën gjeopolitike të komisionit të ri. Siç e dini për ne zgjerimi dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet. Dëshirojmë ta rrisim praninë këtu dhe të kemi shumë influencë. Duam të jemi një partner edhe më i rëndësishëm për rajonin. Për këtë do të punoj fort me ju kryeministër që kjo të bëhet e mundur. Për ne raporti i KE vazhdon të jetë i vlefshëm. Vazhdojmë ta vlerësojmë Shqipërinë si e gatshme për hapjen e negociatave. Duam ta bëjmë para samitit të Zagrebit. Ka një metodologji të re për trajtimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Ne po punojmë me këto shtete që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri për të ecur para me procesin e integrimit. Katër parime bazë janë jo vetëm për vendet që aspirojnë por edhe ato anëtar. Procesi të jetë më i parashikueshëm dhe më dinamik. Ne po përpilojmë një propozim që do t’i marrë parasysh këto gjëra. Shtylla e dytë është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut para Samitit të Zagrebit. Shtylla e tretë do të jetë vetë Samiti i Zagrebit ku shpresojmë se do të flasim për një plan ekonomik të zhvillimit të rajonit. Sot kryeministri foli për një element të ri dhe është në fakt një domosdoshmëri absolute që jo vetëm të vazhdohet me reformat por pasi të çelen negociatat do të kërkohen dhe reforma më dinamike për rezultate më të mëdha. E kam mirëpritur angazhimin e Shqipërisë ë lidhje me këtë çështje. Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet. Unë do të flas dhe me opozitën sot në mënyrë që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses. Unë mirëpres dhe përparimin që është bërë me reformën në drejtësi. Vettingu ka treguar vendosmërinë për të zbatuar këtë reformë. Mirëpres dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore. Është një gur kilometrik i rëndësishëm. Duhet të bëjmë shumë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin. Duhet të punojmë për një shtet të së drejtës. Në lidhje me lavdërimet do të thosha që kam një lajm të mirë që dëshiroj ta ndaj me ju sot. Duke pasur parasysh punën e bërë nga Shqipëria, nga fondet e paraaderimit do të japim 28 mln euro për punën e bërë. PE ka një proces të caktuar, një procedurë që duhet ta ndjekin por propozimin e kemi çuar dhe do përfundojë shumë shpejt”, tha Várhelyi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 6:20 pm
Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar
Rajoni

Vdekja e dyshimtë 27-vjeçarit në Kosovë, lirohen nga qelia pesë policët e dyshuar

31 Korrik, 2025 6:19 pm
Para
Visjan Ukcenaj tregon pse s’pranoi të marrë pjesë tek filmi i Bes Kallakut

Visjan Ukcenaj tregon pse s'pranoi të marrë pjesë tek filmi i Bes Kallakut

Lirimi i Dokles, Rama: Ofensivë shembullore për gjyqtarët dhe prokurorët

Lirimi i Dokles, Rama: Ofensivë shembullore për gjyqtarët dhe prokurorët

Maqedonia e Veriut merr më shumë ndihma se Shqipëria nga BE

Maqedonia e Veriut merr më shumë ndihma se Shqipëria nga BE
















TE FUNDIT

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

Qëllohet me thikë një person në Shkodër
31 Korrik, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur një burrë i...

Lexo më shumë

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
31 Korrik, 2025

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com