Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisari i ‘hekurt’ kërkon të rikthehet në polici: E fitova me gjyq, ministria të mos heshtë

2017/03/30 at 9:50 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komisari i Hekurt” i Elbasanit: Ishte kurth, unë futa në burg edhe dhëndrin e xhaxhai tim

 


Edmond Koseni fitoi “betejën” me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë  për tu rikthyer në punë por vendimet nuk janë marrë ende parasysh nga Policia e Shtetit.

Nëse rikthimi i tij në radhët e policisë do të vijojë të mbetet në heshtje, Komisari thotë se çështjen do ta çojë deri në Strasburg. “Për kthimin tim në polici do e çoj çështjen deri në Strasburg, do i ndjek të gjitha rrugët ligjore për diçka që mua më takon”, tha Koseni për Gazetën Shqiptare.

I cilësuar si “Komisari i Hekurt” Koseni u bë i njohur në 1997, kur u shpalli “luftë” të jashtëzakonshme bandave të armatosura të Shqipërisë së Mesme. Në vitin 2001 ai u pezullua nga radhët e policisë, pasi ndaj tij u renditën një sërë akuzash të kryera gjatë ushtrimit të detyrës si drejtues policie. Në vitin 2012, pas 11 vitesh betejë për drejtësi me shtetin shqiptar, Edmond Koseni u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Për rikthimin tuaj në radhët e Policisë së Shtetit, tashmë ka një vendim gjykate. A është zbatuar ky vendim nga ana e Ministrisë së Brendshme apo e Policisë së Shtetit?

Jo, nuk është zbatuar vendimi i gjykatës. Nuk është marrë ende asnjë masë për kthimin tim në polici.

Gjatë kësaj kohe jeni informuar se çfarë është duke u bërë me çështjen tuaj dhe a keni biseduar me kreun e policisë për rikthimin tuaj në punë?

Unë nuk kam komunikuar me asnjë person, sepse në momentin që unë kam çuar dosjen dhe të dhënat e mia në ministri e polici, më thanë se do të më lajmëronin ata vetë. Kanë kaluar 4 muaj dhe nuk është bërë asgjë për kthimin tim në polici. Ata duhet të më kishin kthyer mua në radhët e policisë që në momentin që unë fitova gjyqin penal.

Çështjen e ndoqa hap pas hapi dhe i fitova të tria shkallët e gjykatës. Ata nuk reaguan, pasi unë u çova dosjen dhe dokumentet e mia. Unë futa Përmbarimin, është një firmë në Tiranë që merret me këto probleme. Ka shkuar Përmbarimi në Ministrinë e Brendshme dhe u ka lënë afat 45 ditë për të parë çështjen time.

Po bën gati një muaj që Përmbarimi ka shkuar atje dhe ministria ka dhe pak ditë kohë për të parë çështjen time. I kanë bërë kërkesë edhe për pagën që unë duhet të marr edhe për vendin e punës dhe në rast se ata nuk reagojnë, do ta ndjekin sërish çështjen penalisht.

 Sipas vendimit, ju duhet të paguheni që nga dhjetori i vitit 2005 e deri në momentin që do të futeni në punë. A keni marrë ndonjë shumë parash?

Edhe përsa u përket shumës së parave që unë duhet të marr me vendim gjykate, deri më tani nuk më kanë dhënë asnjë këst.

Mendon se rikthimi juaj në polici po lihet në harresë?

Mbase ata bëjnë sikur po e harrojnë, por nuk kanë se si ta harrojnë emrin tim, sepse ka kohë i shkruar në letrat e tyre.

Aktualisht ku po punoni?

Vijoj të punoj në fabrikën time të çimentos në Peqin. Do të punoj këtu derisa të vendoset rikthimi im në polici.

Nëse nga ministria apo policia nuk do të ketë asnjë reagim, çfarë do të bëni?

Nëse do të vijojë të ndodhë ende kjo gjë, atëherë së bashku me avokatin tim dhe Përmbarimin do ta ndjek çështjen penalisht. Për kthimin tim në polici do e çoj çështjen deri në Strasburg, do i ndjek të gjitha rrugët ligjore për diçka që mua më takon. Kam 16 vite që bëj gjyqe dhe nuk do e lë me kaq.

Mendoni se pezullimi dhe moskthimi juaj në radhët e policisë është për shkaqe politike?

Mbase edhe mund të jetë kështu, por realisht nuk di çfarë të mendoj. Unë nuk jam marrë me politikë, sepse kam bërë detyrën time kur kam qenë oficer policie.

Disa ditë më parë është emëruar edhe ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Keni ndonjë thirrje ndaj tij?

I bëj thirrje që ta shohë me përparësi çështjen time. Unë do t’i drejtohem edhe në rrugë zyrtare me anë të avokatit tim.

Etiketa: APELedmond kosenigjyqministripune


Ju sugjerojmë

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

27 Korrik, 2025 11:12 pm
Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Para
Video/ Me lot në sy Ledri pranon për herë të parë ndarjen. Ja çfarë thotë për Adelën

Foto/ Adela Sollaku, një histori e shkuar. Ja kush është e dashura e re e Ledri Vulës

Plas te Kombëtarja/ Xhaka: De Biasit i dhimbsen lekët, mua Shqipëria

Foto/ Taulant Xhaka i përgjigjet në mënyrë “epike” deklaratave të Gianni de Biasit

Mësohet e vërteta/ Damiano dhe Donjeta nuk u larguan me dëshirë: “BB” i nxori për këtë arsye

Mësohet e vërteta/ Damiano dhe Donjeta nuk u larguan me dëshirë: “BB” i nxori për këtë arsye
















TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com