I njohur në kohën e tij si “komisari i hekurt”, Edmond Koseni, ka fituar të gjitha betejat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë 121 rroga mujore për 10 vitet e lëna pa punë.
Sot ai duke folur për “News24”, ka thënë “jam pezulluar deri në përfundim të hetimit të çështjes. S’kam qenë i përjashtuar dhe as i larguar nga Policia. Hetimi penal u hap me urdhër të ministrit Ilir Gjoni. Vendimi i gjykatës është që të paguhem që nga koha e pezullimit nga detyra. Kam fituar të drejtën për rikthim nga gjykata, e pres rikthimin në Policinë e Shtetit. Kam punuar me ndershmëri në radhët e Policisë. Kemi kaluar stres familjarisht. Besoj në zbatimin e vendimit të gjykatës. “.
Prej më shumë se 10 vite ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nga detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërisht u la pas dore nga krerët e policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë.
Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj paditësit ka filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kish kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.
INTERVISTA
Zoti Koseni, si ish-drejtor i Policisë keni fituar të gjitha betejat me Ministrinë e Brendshme, pas largimit tuaj nga puna dhe përjashtimit nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërkohë Gjykata tashmë ju ka dhënë të drejtë duke përfituar disa paga për të gjitha vitet që keni qenë i papunë dhe rikthimin në detyrë.
Në fakt dua të ngre diçka që ju e bëtë pyetje e që nuk është e vërtetë. Unë nuk kam qenë i përjashtuar as i larguar nga Policia. Unë kam qenë i pezulluar deri në përfundim të çështjes penale me urdhër të ish ministrit të Brendshëm në atë kohë Ilir Gjoni dhe ai urdhër pezullimi nuk është hequr. Pra nuk kam patur përjashtim apo largim nga Policia e Shtetit por vetëm pezullim. Vazhdova gjyqin penal, i fitova të treja shkallët, bëra një kërkesë për punë por nuk mu përgjigjën pozitivisht, dhe vazhdova gjyqin civil. Kam vazhduar kaq vite këto gjyqe pa të drejtë, megjithatë falënderoj Drejtësinë që më ka dhënë drejtësi deri në fund, organeve të drejtësisë ja kam borxh gjithë jetën sepse më ka dhënë drejtësinë që më takonte, sepse kam punuar aq shumë sa nuk e merr me mend. Si rezultat i veprimeve gjyqësore të procesit penal dhe procesit civil në fund Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë u shprehën që të sistemohet në vendin e punës dhe ti jepet paga që nga 31 dhjetori 2005 e në vazhdim. Me një fjalë fitova të drejtën time, që më takonte. Kaq vite kemi pasur strese probleme si familje, si të gjithë sepse është bërë një punë heroike. Populli i Elbasanit e njeh këtë punë që është bërë sipas rregullave e sipas ligjeve të shtetit pa shkelur rregullore e ligje. Kemi zbatuar rregulloren në mënyrë të përkryer.
Tashmë ju keni në dorë një vendim gjykate i cili ju jep të drejtën për t’u rikthyer në punë, sa besoni se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt?
Nuk është punë besimi, është punë vendimesh. Vendimet janë të zbatueshme për çdo njeri e për çdo shtet. Në qoftë se është shprehur gjykata duhet të zbatohen vendimet.
Në fakt emri juaj është lakuar disa herë për t’u rikthyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe kjo ende nuk po ndodh.
Unë e kam pritur, sepse nuk është se unë u bëra oficer tani. Unë kam dalë 21 vjeç oficer, kam qenë në degën e brendshme të Ersekës, nga atje kam ardhur komandat i repartit të Policisë të Peqinit. Aty kam bërë detyra të ndryshme: shef ndërlidhje, shef stërvitje, shef komisariati i komanduar dhe shef komisariati në 1997. Në Peqin nuk ka patur probleme në ’97-e, ka patur një qetësi absolute dhe njerëzit ishin normalë si gjithmonë. Dy-tre ditët e para qenë pastaj njerëzit të gjithë shikonin punën e vet sipas rregullit. Nuk ka patur shtime në ajër nuk ka patur asgjë, qytet i qetë. Më urdhëruan të shkoj në Tepelenë, edhe atje në kushte shumë të vështira, kam bërë një punë të përkryer, parandalim total të krimeve, e di populli s’është e nevojshme të flas unë. Më dërguan edhe në Lushnjë, edhe atje e njëjta gjë. Më çuan në Elbasan ku ishte situatë problematike me banda, erdha dhe këtu kur u krijua drejtoria e parë e prefekturës. Dhe kemi bërë detyrën në të gjithë drejtimet, parandalim total të krimit dy vitet e fundit, madje kemi zbuluar edhe krime të vjetra duke arrestuar autorët me prova të sakta. Asgjë nuk është bërë jashtë ligjit, çdo gjë është bërë me prova, mbështetur në rregulloren e brendshme të Komisariatit. Kur flas për veten flas për të gjithë stafin e punonjësve të Policisë. Së bashku kemi punuar heroikisht gjithë natën, ka patur raste që edhe me javë s’kemi fjetur gjumë, kemi rrezikuar jetën, çdo gjë për këtë punë. Sepse jemi nisur me idenë që të krijojmë një rend, që njerëzit të jenë të qetë si pleqtë si fëmijët si të gjithë. Kemi punuar për të gjitha moshat.
Në fakt mbaheni mend nga qytetarët e Elbasanit si drejtor i Policisë me kallash në dorë për shpartallimin e bandave dhe ka qenë një periudhë kur në qytet por edhe në të gjithë qarkun e Elbasanit gati po harroheshin vjedhjet dhe mbaheni mend edhe për diçka tjetër, që sot psh qytetarët penalizohen me 150 mijë lekë të vjetra gjobë për mbajtjen e rripit të sigurimit. Këtu e rreth 20 vite më parë të gjithë drejtuesit e automjeteve por edhe pasagjerët e kanë aplikuar mbajtjen e rripit të sigurimit që në atë periudhë si edhe respektimin e vijave të bardha. Disa detaje rreth këtyre rregullave që patët caktuar në atë kohë për qytetarët.
Automatikun e kam mbajtur fillimisht dy vitet e para sepse ajo ishte pajisje e çdo punonjësi të Policisë. Si njerëzit si polici ishim njëlloj përveçse që unë kisha grada më të lartë por edhe automatikun e mbante ai e mbaja edhe unë. Problemi ishte që Policia në këto kushte shumë të vështira punoi për parandalimin e krimit dhe e kryem detyrën në maksimumin e mundshëm. Sa i takon zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor ndoqëm disa metoda për të bindur njerëzit që të lëvizin nëpër vijat e bardha. Për këtë komunikuam edhe me shkollat. Dhamë këshilla kudër drogës, prostitucionit, shkeljes së ligjit, etj. Për qarkullimin rrugor në bashkëpunim me shkollat edhe punonjësit e Policisë Rrugore, qëndruan aty në rrugë përderisa gjithë qytetarët u bindën se duhet të kalojnë tek vijat e bardha. Kishte të moshuar psh që nuk i kuptonin semaforët po punonjësit e policisë as ato të qarkullimit dhe as ato të rendit nuk kanë nguruar për t’i ndihmuar ata, për të kaluar nga njëri krah i rrugë në tjetrin, duke i shpjeguar edhe semaforët. Kjo është bërë me bindje. Njerëzit e kuptuan se duhet të kalojnë aty ku duhet. Edhe nëse hyhej me të kuqe nga këmbësorët, shoferi ishte i detyruar që në vijat e bardha të ecte me 40 km/orë, deri në ndalim të plotë. Edhe ky ishte rregull. Nuk lejohej asnjë shofer të thyente rregullat e qarkullimit rrugor në qytet, apo të shkaktoheshin dëme në njerëz. Ne nuk kemi patur probleme. Veprime të tilla nuk janë bërë në Elbasan. Është bërë një punë e përkryer, njerëzit ishin të bindur dhe kalonin në rrugën e vet.
Diçka më shumë për shpartallimin e bandave që vepronin pas trazirave të mars-qershorit ’97 në qytetin e Elbasanit, dhe sa i takon respektimit të ligjit në mënyrë absolute nga të gjithë qytetarët?
Përveçse sa tregova më sipër, punonjësit e policisë kontrollonin të gjithë ballkonet nga lart se mos binin saksitë dhe dëmtonin ndonjë. Njoftoheshin qytetarët dhe rregulli zbatohej në mënyrë të përkryer. Detyra jonë ka qenë të mbrojmë jetën e qytetarëve.
Të rikthehemi tek lufta për shpartallimin e bandave që terrorizonin qytetin e Elbasanit, dhe rajonin…
Policia atë ka patur detyrën më ët vështirë që e kreu me përkushtim. Kushto që kishte shkelur ligjin apo kishte bërë krime, nuk është se i shkelëm hakun ne, por bëmë detyrën tonë, i arrestuam, drejtësia i dënoi, kjo është e gjitha. Është bërë një punë e madhe. Unë çdo operacion e kam drejtuar vetë, dhe nuk kam vrarë asnjë njeri dhe nuk më është vrarë asnjë polic. E kam drejtuar operacion me specialitet të madh. Vetë kam drejtuar. Pasi në situatat që kishim, trupa e policisë ishte e trembur, dhe duhet vetë polici të dilte në vijën e parë. Dhe duke parë policia duke vepruar autoriteti i policisë, edhe punonjësit vijojnë punën. Në situata të tilla edhe vetë drejtori është polic.
Në atë kohë kur ju keni drejtuar policinë e Elbasanit, në Shqipëri ndodhte që penalizoheshin edhe zyrtarë të lartë …
Kushdo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe unë kur më ndalon polici them më fal nëse kam bërë gabim, ose paguaj gjobën nëse shkelja është gjobë.
Sa i takon shkeljes së të drejtave të njeriut ç’mund të thoni, pasi kjo është arsyeja për të cilën jeni pezulluar nga detyra?
Ajo ishte për të më luftuar. Ne kemi vetë njerëz, prindër, fëmijë, dhe nuk është se ne i kemi shkelur të drejtat e njeriut, por ligji për Policinë e Shtetit atëherë, ka qenë ligji për Forcat e Armatosura, dhe ne nuk kemi shkelur asgjë nga rregullorja. Është përplasur fizikisht polici me kriminelin, është përdorur forca derisa është ndaluar forca nga ana e kriminelit. Ka qenë në përpjesëtim të drejtë. Nuk është se ka goditur polici me grushte. Por është goditur polici, e ky i fundit ka marrë masa mbrojtëse, e kanë shoqëruar në polici qytetarin. Prokuroria bën detyrën e vet, policia bën detyrën e vet.
Keni qenë i vetmi nga ish-drejtuesit e policisë së shtetit që keni vazhduar të lëvizni lirshëm në Shqipëri…
Kam lëvizur lirshëm se nuk i kam borxh asnjërit, asnjë kafe nuk i kam pirë as rrugaçit, e askujt tjetër. Kam ngrënë bukën time. Kam punuar në kompani private për të mbajtur familjen time. Kush ka shkelur ligjin është ndaluar.
Jeni në pritje të zbatimit të vendimit të Gjykatës për t’i rikthyer në radhët e policisë…
Unë e pres zbatimin e vendimit, pasi kam dalë 21 vjeç oficer, jam me 4 universitete, nuk jam një oficer e ka marrë shkollën dosido. Unë nuk kam patur as mundësi për ndikim politik asgjë. Unë vij nga një familje punëtorësh të thjeshtë, dhe kam bërë detyrën time. Besoj se Gjykata më ka dhënë të drejtë, siç e meritoja. Kur fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë, përmes avokatit i jam drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pë