InstaBIZ

Komenton në foton e Rihannës, fansat e saj kryqëzojnë Chris Brown-in


               Publikuar në : 12:26 - 21/09/19 |
xhu lia

Këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna aktualisht është në një lidhje me biznesmenin Hassan Jameel dhe madje në media flitet se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por diçka ka ndodhur kohët e fundit me ish-dashurin e saj këngëtarin, këngëtarin Chris Brown, që ka nervozuar fansat e saj.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale Rihanna është shfaqur më sensuale se kurrë e shtrirë në një shtrat. Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i ish-të dashurit të saj Chris Brown. Ai ka shkruar: “Do të doja të isha abazhuri”,-referuar detajit në foton e këngëtares e realizuar për koleksionin e saj të fundit të “Fenty”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjete sociale t’a kryqëzojnë këngëtarin duke i shkruar që ta lërë të qetë Rihannën. Ata kanë të lidhur përreth një viti prej 2008 në 2009-n.

Në shkurt të 2009-s Rihanna dhe Brown patën një zënkë shumë të dhunshme në Lamborghini-n e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihanna-n. Fotot e fytyrës së gjakosur të saj bën xhiron e rrjetit asokohe.

Brown nuk përfundoi në burg, por mori masën arrest shtëpie si dhe punë të detyruar në shërbimin komunitar./Opinion.al/

Pas