Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Pse falja e Zuckerberg nuk ka asnjë vlerë

2018/04/12 at 10:16 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Koment/ Pse falja e Zuckerberg nuk ka asnjë vlerë

Nga Michael Knigge


Në kuadër të marrjes në pyetje të kreut të Facebookut, Mark Zuckerberg nga kongresi amerikan për keqpërdorimin masiv të të dhënave tek Facebook, vetë sipërmarrja ishte e mbytur deri në fyt me përballjen me skandalin. Javën e kaluar, Facebook bëri të ditur, se mbështet të ashtuquajturin “akt i ndershëm publiciteti”, një projekt që parasheh të njëjtat rregulla për reklamën në internet, si në radio e televizion. Po ashtu u bë e ditur, se Facebook do të riformësojë rregullat për publicitetin me përmbajtje politike. Kështu klientët që duan të ofrojnë reklamë të tillë, në të ardhmen duhet të identifikohen, e të thonë se kush e paguan reklamën.

Po të hënën, kur Zuckerberg ndodhej në Uashington për të folur para kongresit, koncerni gjigand bëri të ditur se do t’u lejojë një grupi të jashtëm ekspertësh, që “përfaqësojnë qëndrime të ndryshme politike” të kenë akces në të dhënat e koncernit për të parë rolin e Facebookut në zgjedhjet në vende të ndryshme.

Pika kulmore e aferës ishte momenti kur Mark Zukcerberg kërkoi falje para senatit amerikan. Ai përsëriti se i vjen shumë keq për gabimet e Facebook-ut dhe premtoi përmirësim për të ardhmen.

Të kërkuarit falje nga Zuckerberg ishte një akt i vonuar: 33 vjeçari nuk është vetëm themeluesi, drejtuesi i koncernit, por mban edhe 60% të të drejtave të aksioneve të Facebook-ut. Me këtë ai është kreu i patundur i koncernit dhe drejtpërdrejt përgjegjës për gabimet në biznesin e tij. Po kaq e vonuar dhe urgjentisht e nevojshme ishte edhe kthesa e ofruar nga Facebook në drejtim të transparencës, rregullave të publicitetit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Por të mos e gënjejmë veten: Arsyeja e vetme, pse Facebooku reagon tani, është se ndjehet i detyruar. Zbulimet e fundit dhe rolie turpërues i platformës në fushatën e dyshuar se është inskenuar nga Rusia gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, e përveç kësaj keqpërdorimi masiv i të dhënave të përdoruesve nga firma britanike, Cambridge Analytica: Të dyja skandalet janë shumë të mëdha për t’u kaluar pa u ndjerë në të dyja anët e Atlantikut.

Pranimi publikisht i fajit nga Mark Zuckerberg, dhe premtimi për përmirësime, të kontrollohen të gjtha aplikacionet që kanë akces në të dhënat e përdoruesve, si edhe heqja dorë nga publiciteti me sfond politik – të gjitha këto nuk mjaftojnë që Facebook të dalë nga fokusi i vëmendjes. Nuk mjafton, sepse nuk është hera e parë që Facebook përballet me stuhi zemërimi për mënyrën e veprimit me sferën private të përdoruesve. Pak pas themelimit, Facebook i tha lamtumirë mbrojtjes së të dhënave duke avancuar në një platformë, që i detyron përdoruesit të japin informacione personale, konstatoi grupi investigativ, “Electronic Frontier Foundation” që para tetë vjetësh.

Nga ana tjetër skandali i Facebookut është vetëm maja e ajsbergut. Edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj të internetit, Google, Twitter kanë qenë të përfshirë në përhapjen e dezinformacioneve gjatë zgjedhjeve presidenciale. Edhe ato treguan për të disatën herë, se mbrojtja e të dhënave nuk ka prioritet për ta. Vetëm të hënën ofruan padinë tek Komisioni Federal Tregtar i SHBA-së 29 grupe konsumatorësh. Aty thuhet se video-platforma e Google shkel ligjet e mbrojtjes së fëmijëve, sepse mbledh të dhëna për përdorues nën moshën 13 vjeç.

Nuk habit askënd që Facebook dhe Google mbledhin dhe i shesin të dhënat tona. Edhe nëse Mark Zuckerberg thekson, se Facebook e kupton veten si një sipërmarrje “idealiste”, detyra e së cilës është të lidhë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe nëse Google pretendon, se vetëm ofron informacione. Fakt është që biznesi kryesor i këtyre koncerneve është mbledhja e të dhënave për qëllime reklame. E madje në përmasa globale.

Si Facebook ashtu edhe Google e nxjerrin pjesën e luanit të të dhënave me shitjen e reklamës që ata e ofrojnë të përshtatur me profilin personal të përdoruesve. Nëse keni dyshime, shkarkoni njëherë “historinë” personale tuajën, por gjeni pak kohë për këtë. Edhe argumenti, se askush nuk është i detyruar të përdorë Facebook dhe Google, nuk është i drejtë dhe është jorealist. Në ekonominë e sotme digjitale interneti dhe gjigandët e mediave sociale janë kthyer faktikisht në programe shërbimi. Ata janë shumë të fuqishëm dhe të rëndësishëm për të hequr dorë prej tyre.

Nuk ka profile “fake” në Facebook?

Vlerësimi nuk është i ri, po ashtu si propozimet si të veprohet me gjigandët e rëndësishëm për ekonominë. Këtu bën pjesë e drejta e karteleve, për të reduktuar tendencat gati monopoliste të Facebook dhe të tjerëve. Ka edhe apele, që të detyrohen firmat që jetojnë nga reklama, si Facebooku të ofrojnë një shërbim pa reklama kundrejt pagesës.

Para senatit amerikan, Zuckerberg nuk e pranoi këtë. Edhe për pyetje të tjera ai dha përgjigje manovruese, si për shembull pyetjes se çfarë bën Facebooku me të gjitha të dhënat e përdoruesve. Teknikisht ndoshta duket se Facebooku nuk lejon profile të falsifikuara, siç theksoi Zuckerberg. Por ato ekzsitojnë! Kështu rrjeti social bëri të ditur në ditën e marrjes në pyetje të Zuckerbergut nga kongresmenët amerikanë, se ka larguar nga faqja profile të tilla.

Të gjitha këto të mësojnë, se deklaratat e Zuckerbergut dhe strategjia e koncernit janë të orientuara në drejtim të ruajtjes së modelit të deritanishëm të tregtimit të të dhënave, e madje me sa më pak kufizime të jetë e mundur. Me kërkime falje dhe premtime që këtë herë gjërat do të përmirësohen, gjigandët e internetit vetëm duan të pengojnë futjen nën kupolën e rregullimit të autoriteteve.

Por kongresi amerikan dhe BE nuk duhet ta kafshojnë këtë karrem. Facebok&Co duhet të kufizohen, Ato janë shumë të mëdhenj e shumë të rëndësishëm për të ardhmen e demokracisë.

Marrë nga: Deutsche Welle Shqip

Etiketa: facebookkomentMark Zuckerbergshitja e te dhenaveskandal


Ju sugjerojmë

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
Aktualitet

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

17 Gusht, 2025 2:17 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë

17 Gusht, 2025 2:01 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit

17 Gusht, 2025 1:09 pm
Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn
Bota

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn

17 Gusht, 2025 12:52 pm
Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…
Aktualitet

Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

17 Gusht, 2025 12:38 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Berat, makina del nga rruga/ Humb jetën drejtuesi i mjetit, dëmtohet pasagjerja

17 Gusht, 2025 12:20 pm
Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator
Aktualitet

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje/ Rama: Me ambiente moderne në shtator

17 Gusht, 2025 11:47 am
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Zjarret, MM: Në 24 orë u regjistruan 34 vatra/ 5 ende aktive dhe 2 në monitorim

17 Gusht, 2025 11:25 am
Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash
Aktualitet

Asgjësohen mijëra bimë narkotike, 2 në pranga. E pësojnë 3 kryetarë fshatrash

17 Gusht, 2025 11:10 am
Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…
Aktualitet

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

17 Gusht, 2025 10:55 am
Para
Si u vodh makina me 100 milionë lekë brenda, policia zbardh ngjarjen dhe arreston hajdutët nga Fieri

Si u vodh makina me 100 milionë lekë brenda, policia zbardh ngjarjen dhe arreston hajdutët nga Fieri

Saimir Tahiri rikthehet në parlament, kërkon të flasë si deputet i pavarur

Saimir Tahiri rikthehet në parlament, kërkon të flasë si deputet i pavarur

Motra e Encës ofendon rëndë gazetaren pasi kjo e fundit ironizoi këngëtaren: Pjeshkë e vyshkur…

Motra e Encës ofendon rëndë gazetaren pasi kjo e fundit ironizoi këngëtaren: Pjeshkë e vyshkur...
















TE FUNDIT

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
17 Gusht, 2025

Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara...

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit në gjykatë për masën e sigurisë
17 Gusht, 2025

Zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në Maliq,...

Lexo më shumë

Durrës, plagos rëndë me sende të forta një shtetas/ Pranga 25 vjeçarit

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
17 Gusht, 2025

Plagosi rëndë me sende të forta një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga një 25-vjeçar nga Durrësi...

Lexo më shumë

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn

Takimi me Trump në SHBA, Von der Leyen dhe Merz do shoqërojnë Zelenskyn
17 Gusht, 2025

Ndërkohë që nesër pritet të mbahet takimi Zelensky- Trump, në Uashington, presidenti ukrainas nuk do jetë vetëm në këtë takim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com