Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Kur të gjithë prapë kopjojnë

2016/04/06 at 10:01 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koment/ Kur të gjithë prapë kopjojnë

Nga Marko Langer

“Panama Papers” janë një sukses gazetaresk i Süddeutsche Zeitung, por që tregon njëkohësisht, se ku çalon puna tek ne, njerëzit e medieve dhe se si është gjendja e gazetarisë në epokën digjitale.

Terrabajt. Terra-byte. A mund të flas hapur? Kam frikë se nuk kam lexuar kurrë një terrabajt. Shumë libra, po. Edhe gazeta, me metra pa mbarim. Çdo ditë. Unë klikoj edhe gjithë ditën në World Wide Web. Po terrabajt?

2,6 terrabajt të dhëna iu përcollën gazetës Süddeutsche Zeitung (SZ) para botimit të “Panama Papers”. Dhe ajo bëri me to një histori elegante. Dhe tani, zotërinjtë elegantë të quajtur Poroshenko, Putin, Mossack, Messi dhe sido që të quhen kanë një problem me imazhin. Ky është një scoop. “Scoop” sipas fjalorit gjerman Duden është një “lajm sensacional, të cilin një gazetë e boton para të tjerave.”

Gazetaria në epokën digjitale. Sot, në ditën pas publikimit të “Panama Papers” ne duhet të nisemi nga dy gjëra:

Georg Mascolo, gazetari i madh i ndarë jo në paqe me revistën “Der Spiegel” do të jetë edhe njëherë krenar për shoqatën e gazetarisë investigative të Süddeutsche Zeitung, WDR dhe NDR, si koordinator dhe zëdhënës i së cilës ai punon që prej dy vjetësh. “Der Spiegel” nga ana tjetër ka probleme masive dhe është më mbrapa. Ashtu si anije të tjera të mëdha publicistike.

Rrallë qartësohet e gjithë dilema e punës gazetareske më qartë se këto ditë. Një “dilemë” është sipas Dudenit “një gjendje e detyruar, në të cilën ndodhet dikush, veçanërisht kur i duhet të zgjedhë midis dy gjërave njësoj të vështira ose të pakëndshme”. Dilema në nëntë nga dhjetë redaksi sot është: ta kopjojmë apo ta lëmë fare?

Përgjigjia është: të gjitha do ta kopjojnë. Historia është shumë e rëndësishme.

Por janë më të paktët ata kolegë, që sot kanë mundësinë të bëjnë me të vërtetë punë kërkimore vetjake dhe me themel për këtë temë komplekse dhe të ndërlikuar. Mungon koha, paratë, kontaktet, burimet. Dhe nesër gjithsesi i pret një lajm i ri.

Prandaj unë po iu zbuloj njëherë një sekret të trishtuar të profesionit: kështu ndodh shumë shpesh. Të gjithë kopjojnë prej të gjithëve, dhe kjo nuk i shërben gjithnjë gjetjes të së vërtetës. Po të bëjmë një pyetje ngacmuese: a ka qenë kohët e fundit njeri në Siri? Ose në Phenian? Ose edhe vetë personalisht në ceremoninë e përmortshme për Guido Westerwellen në kishën St.Aposteln në Këln? Ata që kanë qenë nuk janë të shumtë.

Si t’ia bëjmë? Çdo reporter që del vetë në terren dhe i sheh vetë gjërat është në vetvete një reporter i mirë, sepse ai nuk merret me veten. Dhe çdo medium, që ngre një dikaster investigativ, ku punojnë reporterët, nga ana gazetareske është një medium i mirë. Sepse kështu arrihet në kohën e rrjedhave të ndërthurrura të të dhënave hapi vendimtar i mëtejshëm, për të publikuar një histori të tillë.

Ndoshta këtë kishte në mendje ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, kur kërkoi në nëntor, në dhënien e LeadAwards, shumëllojshmëri më të madhe nga ne gazetarët. Kjo nuk është në asnjë mënyrë një shenjë e mirë, kur neve duhet të na e thotë këtë një politikan i rangut të lartë. Për shumicën e redaksive kjo do të thotë: bërje e detyrave të shtëpisë! Reagim më i shpejtë! Gazeta New York Times sapo e përshkroi atë që ndodhi te ajo orët e para pas atentateve në Bruksel. Pra: përqendrim te më e rëndësishmja!

Më pak fjalë boshe! Süddeutsche Zeitung, dhe me këtë rast po i duartrokit edhe njëherë kolegët në Mynih, tregon me shembull si mund të punohet. Kompliment nga ne. Të gjithë të tjerëve mund t’u thuhet me Kurt Tucholskyn: “Një gazetar i keq akoma nuk është filozof.”

Marrë nga Deuche Welle

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Ja si ndikojnë femrat tek meshkujt

Ja si ndikojnë femrat tek meshkujt

Europiani/ Shqipëria gjen rivalin për fazën përgatitore

Europiani/ Shqipëria gjen rivalin për fazën përgatitore

Ja ku do ta shihni Ledri Vulën këtë të premte

Ja ku do ta shihni Ledri Vulën këtë të premte

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com