Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Fuga: Intervista e Fevziut nga çadra dhe censura që ka zënë për fyti median shqiptare

2017/02/24 at 10:24 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e shkollave, shpërthen Fuga: Po shkojmë prapa. Turp të keni!

Nga Artan Fuga-


Unë nuk jam ndonjë ndjekës i zjarrtë i emisionit “Opinion”. Mbase e kam gabim. Eshtë formati që krijon probleme për shijet e mia. Por, kjo është puna ime.

Amà gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu që shkon bën emisionin e tij intervistë te Çadra për Liri Politike, (CLP) tregon profesionalizëm, dinjitet dhe fuqi mediatike.

I keni parë sesi gazetarët e tjerë, të shkretët, nuk i qasen dot asaj zone sikur atje të ishin të mbyllur të sëmurë me:

kolerë,

lebrozë,

me murtajë,

me linë e dhenve,

me botkin e sëmundje të tjera ngjitëse?

Gazetarët sillen rrotull Çadrës për Liri Politike sepse kanë frikë të hyjnë brenda, dhe bëjnë analistin vërdallë Cadrës, kurse analistët bëjnë propagandë të paguar cash ose troc rreth gazetarëve nëpër studio.

Ka edhe gazetarë dhe gazetare që kujtojnë se merita e gazetarisë është çertifikatë virgjërie! Hajde të të shoh pak! Edhe ti i virgjër qenke! Nuk qenke përzjerë me njerëz me lepra, murtajë, kolerë dhe me AIDS!

Unë e di mirë që gazetarët digjen për të shkuar dhe raportuar lajmet që andej.

Por, nuk i lënë.

Kush? Pronarët? Jo! Mos u gaboni o opozitarë! Ashtu duket në pamje të parë!

Edhe këta në thelb përse të mos duan të rrisin audiencat e tyre dhe të kenë një shërbim informativ cilësor?

Ata nuk i lë politika, iu ka marrë frymën. Pse? Sepse mënyra e ndërtimit të peizazhit mediatik audio-viziv, si politikë publike, është e gabuar, e shtrembër, po e vdes median televizive shqiptare, është e vjetruar, e shekullit të kaluar, dhe i ka kthyer televizionet në altoparlante të propagandës, prandaj audiencat mbyllin sytë dhe veshët.

Ja përse e mbaj televizorin tim në frigorifer dhe herëpahere shkoj në ndonjë kafe për të parë ndonjë emision!

Edhe gazetarët, edhe pronarët janë viktima që po vazhduan kështu do të shkojnë në dreq, bashkë me ne!

Bravo Blendi Fevziut që edhe pse mes masës të irrituar me qeverisjen e gabuar, nuk pranoi që ekrani t’i bëhej miting. Atij i them profesionalizëm unë!

Profesionalizmi është dinjitet personal, politika është fakt kolektiv.

Një keqkuptim i vogël. Shërbimet e komunikimit të Cadrës për Liri Politike (CLP) duhet t’i kërkojnë ndjesë publike z. Blendi Fevziu!

Zoti Lulzim Basha me të drejtë donte t’i jepte zë qytetarit të thjeshtë që i kanë mbyllur gojën, ai prandaj ai është aty. Ai aty nuk mund të jetë veçse i ashpër, i vendosur, flakë për flakë, Përndryshe kot do të qendronte aty!

Por, edhe Blendi Fevziu nuk mund ta ndryshonte formatin e intervistës në një “vox pop”.

Secili nga ata bëri atë që duhej. Sherri është i mirë në këto raste!

Ajo që ndodhi aty do të shpjegohet gjatë në bangat e shkollës, është rast studimor!

Merita e Blendi Fevziut është se tregoi se ku është vendi sot nga duhet raportuar !

Atje, ku ndodh ngjarja!

Unë e di se nuk ka gazetar që i thotë vetes se ka dinjitet profesional që të mos dojë të raportojë që andej.

Po censura e ka zënë për fyti median shqiptare?

E turpëron gazetarin para gruas, fëmijës, prindërve të tij!

E mo langaraq, e mo legen, duket sikur i thonë, po bën gjoja gazetari, hë! (Dhe gazetari i shkretë, i pafaj, nuk di ku ta fusi kokën.)

Eshtë tmerr kur të përbuz gruaja si i paburrë! Sidomos kur nuk ke faj!

Njësoj si një mjek mos shkonte te i sëmuri, sikur berberi të mos pranonte të qethte, bariu të mos ushqente qingjat!

Cfarë turpi!

Pse? Sepse konfigurimi, administrimi, struktura e kompanive, platformat e medias janë të shekullit të kaluar.

*Status në facebook i profesorit Artan Fuga

Etiketa: BashacensurafevziufugaintervistamediaPDprotesta


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Tahiri kërkon ashpërsim të ligjit: Armëmbajtja pa leje, krim i rëndë

Pas kritikave të ndërkombëtarëve, Tahiri: Këtë vit i japim fund kanabisit

Rama për “The Telegraph”, apel administratë Trump: Rusia po zgjeron ndikimin në Ballkan

Rama për “The Telegraph”, apel administratë Trump: Rusia po zgjeron ndikimin në Ballkan

Djali adoleshent i deputetit Mhill Fufi përfundon sërish në polici

Djali adoleshent i deputetit Mhill Fufi përfundon sërish në polici
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com