Më shumë se një muaj më parë komediani Kevin Hart u përfshi në një aksident automobilistik duke dëmtuar shtyllën kurrizore. Tashmë që është duke u rikuperuar ai ka folur për herë të parë.
“Nuk kam veçse dashuri për Jared dhe i uroj atij dhe Rebekës një shërim të shpejtë,”-u shpreh 40-vjeçari.
Komediani u përfshi në një aksident në afërsi të shtëpisë së tij në Los Angelos. Sipas policisë producenti Jared Black ishte duke ngarë makinën e Hart kur ndodhi aksidenti.
Së bashku me ta në makinë ishte edhe e fejuara e Black, Rebecca Broxterman. Aktualisht komediani është në proces rikuperimi dhe rehabilitimi./Opinion.al/