Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komedia “Prefekti”/ Rrëfehet nipi: Ja pse e denigroi Enver Hoxha, Qazim Mulletin

2016/10/07 at 11:30 AM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Komedia “Prefekti”/ Rrëfehet nipi: Ja pse e denigroi Enver Hoxha, Qazim Mulletin

Nipi i ish-prefektit të Tiranës thotë se komedia “Prefekti”  ishte një hakmarrje e Enver Hoxhës ndaj xhaxhait të tij që e mbajti në Paris kur ai vazhdonte shkollën. Në komedinë e shkruar nga një anëtar i lëvizjes në kohën e luftës, vihet në lojë Qazim Mulleti duke e përfaqësuar si një njeri të prapambetur dhe në një nivel të ulët intelektual, aq sa edhe sot shprehja e “O Qazim more Qazim puna jote aferim….” vazhdon të jetë në kujtesën e shqiptarëve.


Për autorin e libretit të komedisë, familja Mulleti ka mllef pasi ka qenë pikërisht ish-prefekti që e ka shpëtuar nga vdekja pasi Besim Lëvonja ishte arrestuar gjatë kohës së luftës. Tanush Mulleti ka shumë për të treguar për pasojat që patën si pasardhës të Mulletëve, por mbi të gjitha kërkon që shqiptarët ta njohin ashtu siç ishte Qazim Mulleti dhe jo ashtu siç e transformoi komunizmi.

 

Si reagoi Qazim Mulleti kur mësoi për komedinë “Prefekti”?

Në kohën e shkrimit të libretit, Qazim Mulleti ishte gjallë dhe jetonte në Romë. Ia dërguan dhe u njoh me tekstin e komedisë. Reagimi i tij ishte mjaft interesant. Ai u shpreh: “Më paskan bërë nder pasi më kanë bërë të përjetshëm”.

Si shkoi çështja e pronave për familjen Mulleti?

Me ligjin e parë të pafajësisë në fillim të viteve 90-të, babait i takonte t’i merrte të gjithë pronat. I paraqita në atë kohë dokumentet aq sa kishim pasi tapi e dokumente të tjera nuk rezistuan dot nga internimi e burgosja. Besova se do na ktheheshin. Vetëm vjet e kam marrë shtëpinë. Në vitin ‘98 kemi marrë dyqanet , një pjesë të tyre kuptohet . Vazhdojmë nëpër gjyqe, nëpër hipoteka për pronat. Nuk do ndalemi deri në gjykatën e Strasburgut dhe kostoja do të jetë e madhe për shtetin shqiptar. Familja e parë e Tiranës u godit më fort se të gjitha. Mendoni: ia mora pronën komunizmit me ligjin e pafajësisë, ndërsa në demokraci do të detyrohemi t’i drejtohemi organeve ndërkombëtare për të fituar të drejtën tonë.

Kur thoni Mulletët themeluan Tiranën por nuk u vlerësuan asnjëherë, çfarë nënkuptoni?

Familja Mulleti ka qysh në 1604 në Tiranë. Sulejman Pashë Mulleti themeloi Tiranën si qytet, por pak e dinë këtë gjë. Më vjen keq që është bërë një monument si dordolec me qeleshe. Ai është pasha dhe si i tillë duhej vlerësuar edhe me këtë monument. Është e dhimbshme pasi sheshi është quajtur “Sulejman Pasha”, por vetë monumenti është vendosur me kurriz nga sheshi. Nëse pyesim njerëzit askush nuk e bën lidhjen me themeluesin e Tiranës. Ndërkohë varri i tij është zhdukur. E dini se poshtë “Ushtari i Panjohur” ndodhet varri i Sulejman Pashës. Në çdo vend të botës themeluesin e nderojnë dhe varrin e tij e ruajnë. Vetëm në Shqipëri shkatërrojnë varre, dëmtojnë identitetin dhe nuk vlerësojnë figurat që kanë kontribuar.

Si përfundoi bashkëshortja dhe djali i vetëm i Qazim Mulletit?

Qazim Mulleti u largua për tu kthyer sërish dhe la bashkëshorten me djalin këtu. Ata pësuan të gjitha pasojat nga komunizmi. U internuan dhe jetuan mes vështirësive. Gruaja Hajria vdiq në interrnim ndërsa djali i tij i vetëm, Reshiti nuk u martua dhe vdiq para 10 vjetësh, natën që hyri në shtëpinë e vet. Ai bashkë me të ëmën, veç internimin jetuan edhe poshtërimin e Qazim Mulletit. I biri ishte në shkollë kur doli komedia dhe të gjithë ia bënin me gisht si të birin e njeriut të prapambetur kur Qazim Mulleti ka qenë i shkolluar, njohës i 9 gjuhëve të huaja, kontribues për kombin dhe për zhvillimin e Tiranës.

Pse u vu në lojë Qazim Mulleti?

Komunizmi e kishte si objektiv vënien në lojë, uljen dhe krijimin e urrejtjes ndaj të pasurve. Xhaxhai im e ka mbajtur me bukë Enver Hoxhën kur ai ishte në Paris. Ai kishte një restorant në vendin e kulturës dhe Enveri ka qëndruar tek xhaxhai im në këtë kohë. Ai e njihte shumë mirë kush ishte Enver Hoxha dhe kjo nuk i pëlqente diktatorit. Kështu gjeti mënyrën për ta ulur e për ta diskretituar duke përdorur një vegël të tij si Besim Lëvonja që shkroi libretin fyes. Qazim Mulleti shiti pasurinë e tij në Paris e në Vjenë duke u kthyer në Shqipëri. Erdhi me qëllimin për të bërë Shqipërinë, por pikërisht kjo i hëngri kokën. Meritat e tij janë të shumta dhe nëse ia mohojmë do të jemi gjithmonë të mallkuar.

Qazim Mulleti njihej si fannolist. Pse Qazim Mulleti i shkroi Nolit pas vendosjes së sistemit monist?

Xhaxhai i shkroi Fan Nolit kur ishte në Itali aty nga viti 1946. Në atë kohë Enver Hoxha po përdorte Nolin por realisht miqtë e tij po i vriste dhe dënonte. Në një letër që e disponoj, xhaxhai i shkruante të reagonte pasi diktatori po shfaroste shokët e tyre dhe po ndërton një shtet terrorist. Qazim Mulleti është i pari që e përdori këtë shprehje dhe vërtet ashtu ndodhi me sistemin komunist.

***

Kush ishte Qazim Mulleti

Qazim Mulleti lindi në vitin 1895 në një familje tiranase. Pasi mbaroi Zosimenë në Janinë, kreu studimet e larta ushtarake në Gallatasaraj, Stamboll (Turqi), ku u dekorua me medalje ari, për të vijuar më pas dy vitet e fundit të studimeve në Vjenë. Fare i ri ai ka shoqëruar patriotët e njohur në ngritjen e flamurit në Tiranë më 1912, ndërsa pak kohë më vonë u vu në krye të rinisë fanoliste. Qazim Mulleti ka qenë një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Më 1919-1920, tiranasi u bë komandant i forcave vullnetare në luftën kundër serbëve. Si delegat i zgjedhur në Kongresin e Lushnjës për 4 vjet ka qenë deputet në Parlament. Në vitin 1924-1925 emërohet si prefekt i Matit. Pas Revolucionit të Qershorit dhe rimarrjes së pushtetit nga Zogu bashkë me 500 vullnetarë, Qazim Mulleti ikën në Vlorë, Bari, Zarë të Kroacisë për t’u vendosur në Vjenë. Në vitin 1931 bashkë me Ndokë Gjeloshin dhe Aziz Çamin i bëjnë atentat mbretit Zog në Operën e Vjenës. Dënohet nga gjykata për këtë vepër me 6 muaj burg, ndërsa shokët e tij me burg të rëndë, duke u shpallur non grata në Austri. Qazimi shpërngulet në Francë ku bashkë me të vëllain hapin një hotel-restorant, duke u bërë njëkohësisht kryetar i shoqatës së emigrantëve jashtë shtetit. Në muajin korrik të vitit 1939 disa muaj pas largimit të mbretit Zog, Qazim Mulleti kthehet nga emigrimi, ndërsa në Durrës e presin me dhjetëra njerëz të njohur.

/Bardha Nergjoni- tesheshi.com



Ju sugjerojmë

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

27 Qershor, 2026 9:54 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
Bota

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

27 Qershor, 2026 8:51 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Para
Video/ “Opinion”/ Çfarë shkruan mediat e huaja për martesën e Mbretit Zog

Video/ “Opinion”/ Çfarë shkruan mediat e huaja për martesën e Mbretit Zog

Video/ “Opinion”/ Mbreti Zog u martua pas 10 vitesh. Ku e gjeti ai Geraldinën?

Video/ “Opinion”/ Mbreti Zog u martua pas 10 vitesh. Ku e gjeti ai Geraldinën?

Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Golem, rrihet dhe përplaset me motor 54 vjeçari
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}