Kryesore

“Kombi është në rrezik nga Rama dhe Vuçiç”,Harxhi: Kosova është Jeruzalemi ynë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 20/12/21 |
Opi Nion

Në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë, ka mbajtur fjalën e saj dhe Edith Harxhi. Ajo tha se kombi ynë është sot në rrezik nga kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë.

Ndër të tjera Harxhi iu drejtua Ramës duke i thënë se Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë.

Ballkani Hapur nuk është gjë tjetër përveçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavi në Jugosferë. Kanë nxjerrë Kroacinë dhe Slloveninë dhe tani po përpiqen të fusin Shqipërinë dhe të joshin Kosovën. Më lejoni të pyes Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot, në këtë shesh të madh si këtu e në vitin 99’ ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik, që vjen nga Rama dhe Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën dhe Vuçiçin që u kanë dhënë mision të djegin Ballkanin. Ku ndodhet sot ish-kreu i PD Basha, gjoja nipi i Pejës. Absolutisht nuk ka bërë asgjë në katër vitet e fundit. I them Edi Ramës dhe Vuçiçit, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë”,-tha Harxhi.

Pas