Kombëtarja do të zbresë në fushë sot në mbrëmje me Luksemburgun me një formacion eksperimental. Gianni De Biasi, i cili e pranoi në konferencën para takimit, ka vendosur të shikojë gjendjen e lojtarëve të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e së shtunës me Austrinë, i humbur me rezultatin 2 – 1.
Një test me një kundërshtar të një niveli të dobët, por që në përballjen e fundit më 6 shtator të 2011 na mundi. Sot do të jetë një skuadër tërësisht e re. Mungesat e kushtëzuara për shkak dëmtimesh apo problemesh fizike janë Hysaj, Mavraj dhe së fundi Xhaka.
Pritet që nga formacioni i pak ditëve më parë të shpëtojë vetëm portieri Berisha dhe do të jetë një revolucion tek të tjerët. Në sulm i mbështetur nga mesfushorë që e njohin mirë portën, do të jetë Cikalleshi
Reshtimi pritet të jetë 4-2-3-1. Ky test do të jetë shans për formacionin që quajtur të dytë. Sfida Luksemburg – Shqipëri do të nisë në orën 20:15 dhe do të transmetohet eksluzivisht në Klan dhe Klan HD. /Endrit Sauku, Tv Klan