Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në mbrëmje në orën 20.00 në stadiumin “Elbasan Arena” miqësoren kundrejt Gjeorgjisë. Por ajo që bie në sy në këtë ndeshje është mungesa e titullarëve. Bekim Balaj, Amir Abrashi, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj, por edhe kapiteni Lorik Cana, që pati një dëmtim të lehtë në ndeshjen me Kosovën.