Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë.
Nën masa të rrepta sigurie dhe me numër të lartë forcash të policisë, serbët kanë dalë nga hoteli ku qëndronin nga dita e djeshme.
Dy autobusët janë nisur drejt “Air Albania”, ku do të zhvillojnë edhe nxehjen para sfidës.
Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet në orën 20:45.