Sport

Kombëtarja/ Besnik Hasi do zëvendësojë De Biasin pas Europianit?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 04/05/16 |
b.f

Besnik Hasi mund të largohet në fund të sezonit nga Andelecht edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të 2017. Rezultatet e skuadrës belge nuk janë më të parat.

Në drejtim të ish-kapitenit të Kombëtares ka oferta nga Trabzonspor, Ingolstal dhe Nantes, por sipas mediave belge ai pret zhvillimet te Shqipëria pas europianit të Francës. Gianni De Biasi përmendet vazhdimisht si një kandidat për stolin e Italisë pas Europianit.

Vetë De Biasi në një intervistë për Sportmediaset të martën tha se do të ishte një nder për të por për momentin është i përqenduar tek Euro 2016 me përfaqësuesen kuqezi. Nga ana tjetër Besnik Hasi ka qenë më parë një nga alternativat për Kombëtaren, ku më pas firmosi Gianni De Biasi.

44-vjeçari nga Gjakova tani ka më përvojë në rolin e trajnerit, ndërsa në atë kohë ishtë ndihmës tek Andelecht.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas