Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Jemi të gatshëm kundër dhunës

2024/02/16 at 6:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Jemi të gatshëm kundër dhunës

Komandanti i trupave paqeruajtëse amerikane në Kosovë tha se forcat e vendit të tij janë të pajisura dhe të gatshme për të parandaluar çdo dhunë në veriun e Kosovës. NATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1,000 trupa të tjerë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin ‘Nothing Hill’ afër qytetit të Leposaviqit, në veri të Kosovës dhe patrullojnë rrugët që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje dhe jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu. Unë jam i sigurt për këtë”, thotë Koloneli Ross Walker, Komandant i trupave amerikane në Kosovë.

Ushtarët amerikanë parkojnë kamionët e tyre të bardhë, që nuk janë të blinduar, afër kufirit me Serbinë dhe më pas ecin pranë hekurave metalike që deri vonë mbanin tabela që sinjalizonin vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se çelësi për këtë është dialogu paqësor. Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që t’i bëjmë gjithmonë gjërat përmes një dialogu kundër çdo lloj dhune”, thotë Koloneli amerikan, Ross Walker.

“Ne vijmë këtu mjaft shpesh. Nuk mund të flas për ndonjë hollësi për atë që kemi, ose nuk kemi parë, por nëse vërejmë diçka, informacioni u kalohet organeve të rendit vendas”, thotë Togeri i ushtrisë amerikane në Kosovë, Mcveigh.

NATO është përforcuar në Kosovë me 1,000 trupa shtesë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Diplomatët perëndimorë dhe disa analistë paralajmërojnë se tensionet më të fundit rreth vendimit të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb mund të nxisin më tej tensionet në veri./VOA

Ju sugjerojmë

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë
Bota

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë

11 Qershor, 2025 9:19 am
Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
Bota

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

11 Qershor, 2025 9:16 am
Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
Bota

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

11 Qershor, 2025 9:05 am
Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
Bota

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 Qershor, 2025 8:58 am
(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

11 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Shkodër/ Kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve 19 vjeçari

11 Qershor, 2025 8:46 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

11 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:45 am
E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo
Aktualitet

E trishtë/Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori i njohur Leka Bungo

11 Qershor, 2025 8:43 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 8:16 am
Para
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Të tmerruar nga vdekja e Navalny, t’i jepet fund persekutimit në Rusi   

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Të tmerruar nga vdekja e Navalny, t’i jepet fund persekutimit në Rusi   

Talat Xhaferi ndan foto me Edi Ramën: U takuam në Mynih, biseduam për 2 evenimente 

Talat Xhaferi ndan foto me Edi Ramën: U takuam në Mynih, biseduam për 2 evenimente 

Biden: S’jam i befasuar, Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny

Biden: S'jam i befasuar, Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny

TE FUNDIT

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë

Komisioni Evropian planifikon sanksione kundër Rusisë
11 Qershor, 2025

BE po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja e KE von der Leyen propozon uljen drastike të...

Lexo më shumë

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor

Gabimet gjatë pandemisë/ Bundestagu gjerman do formojë një komision hetimor
11 Qershor, 2025

Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Bundestagu ka njoftuar se...

Lexo më shumë

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?

Konferenca e OKB-së: Si të mbrohen Oqeanet?
11 Qershor, 2025

Në Nicën franceze po zhvillohet Konferenca e tretë e Oqeaneve e OKB-së. Ndryshimi i klimës, plastika, mbipeshkimi – detrat janë...

Lexo më shumë

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta
11 Qershor, 2025

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com