Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandantët vrasës të UÇK-së

2018/03/31 at 12:20 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Komandantët vrasës të UÇK-së

Andi Bushati


Ish komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin me ngulm ish armiqtë e betejës së dy dekadave më parë. Vendimi i tyre për të çuar drejt ferrit gjashtë qytetarë turq, të shpallur pa prova dhe fakte si terroristë nga regjimi despotik i Erdoganit, është një krim i paskrupullt, cinik dhe vrastar.

Shumë kolgë të mi në Prishtinë dhe në Tiranë e kanë dëshmuar tani me fakte dhe argumente paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe përdhosjen e konventave ndërkombëtare.

Por, ajo që mua më shqetëson më shumë në këtë rast, nuk është mosrespekti për ligjin ndaj të cilit pothuajse jemi bërë imunë në këto anë, por psiqika kriminale e këtij akti.

Sepse ata që kanë vendosur të ulin poturet përballë kërkesës absurde të Erdoganit, përveçse shtetarë të detyruar dyfish të zbatojë rregullat e vendit të tyre, janë njëkohësisht edhe qenie njerëzore, qytetarë,  familjarë.

Dhe si të tillë ata kanë qenë të ndërgjegjshëm që po kryenin një krim. Ata e kanë ditur se mësuesit që po deportonin drejt Anadollit, nuk do të kishin aty, as një proces të ndershëm, as një gjykim të drejtë, as rregulla demokratike loje.

Ata kanë qenë të vetëdijshëm se po i dërgonin drejt një burgimi kapital, se po i ndanin përfundimisht nga familjet e tyre, duke i rrezervuar fatin e mijëra gazetarëve, intelektualëve dhe pedagogëve, që një regjim i çmenduar po i mban nën një terror të vazhdueshëm, që prej grushtit ushtarak të shtetit të verës së 2015-ës.

Por, megjithëse i dinin të gjitha këto, ata e lejuan rrëmbimin, i dërguan me kokën në thes drejt një avioni fantazmë dhe firmosën me përbuzje të ftohtë fatin e tyre të ardhshëm.

 

Pikërisht ky cinizëm, ky mosrespekt për dinjitetin njerëzor, kjo gjakftohtësi në shkatërrimin e jetëve, paralel me debatin për mosrespektimin e ligjit në Kosovë, hap një diskutim ndoshta dhe më të madh, që ka të bëjë me profilin kriminal të atyre që drejtojnë sot këtë shtet.

Prej kohësh nga Serbia, nga Dik Marti, nga hetuesit ndërkombëtarë, komandantët që kanë pushtetin në Prishtinë janë akuzuar për krime monstruoze, për vrasje dhe përdhunime serbësh, për ushtrimin e të njëjtave praktika edhe ndaj bashkatdhetarëve të tyre, për grabitje pronash, trafik organesh dhe në fund edhe për zhdukje dëshmitarësh.

Disa nga këto akuza nuk janë vërtetuar kurrë në gjykata, disa të tjera ne i kemi përqeshur, ashtu si çdokush mund të tallet me pandehmat që i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës, ndërsa disa të tjera, ne thjesht i kemi shpërfillur, me argumentin se ata që kanë dalë të rrezikojnë jetën për liri, nuk mund të jenë keqbërës kaq banalë.

Por, fatkeqësisht, në këtë debat që prej vitesh qëndron pezull, sot peshorja ka anuar në dëm të ish komandantëve. Ngjarja e fundit, shkatërrimi cinik i jetëve të atyre mësuesve që janë përpjekur t’u edukojnë edhe fëmijët, nuk ndryshon në thelb nga gjakftohtësia me të cilën u kryen krimet e fundshekullit të shkuar.

Pas kësaj që ndodhi gjithëkush mund të ngrejë një pyetje të ligjshme: Pse kur janë në gjendje të veprojnë si banditë nën petkun e shtetarit, nuk e paskan bërë më keq edhe nën uniformën e luftëtarit ?

Pse kur nuk paskan skrupuj të shkatërrojnë jetë politikisht, paskan hezituar t’a bëjnë këtë edhe privatisht?

Këto janë dilemat që ngrihen pas aktit kriminal të dorëzimit të gjashtë qytetarëve turq në duart e një regjimi që nuk do të tregojë pikë mëshire ndaj tyre.

Dhe duam apo nuk duam ne, ato i njësojnë liderët e sotëm të Kosovës me identikitin kriminal që është skicuar për ta në Berograd: si vrasës cinikë, krejt indiferentë ndaj të drejtave njerëzore dhe tërësisht mospërfillës ndaj jetëve të pafajshme.

Ironia është se për të vërtetuar këtë u desh një lakmues i veçantë si vëllau ynë musliman, Rexhep Taip Erdogan.

Etiketa: andi bushatigylenistetkomandatetuck


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
FotoLajm/ Shkopinj gome, gurë dhe sharje- ja çfarë po ndodh në Rrugën e Kombit

Zjarr e flakë/ Tërhiqet policia, shikoni momentet e përplasjes

FotoLajm/ ‘Bie’ taksa në Rrugën e Kombit, qytetarët marrin në dorë tunelin dhe rrugën

FotoLajm/ ‘Bie’ taksa në Rrugën e Kombit, qytetarët marrin në dorë tunelin dhe rrugën

Rama prezanton projektin e Teatrit të ri Kombëtar, do jetë 3 herë më i madh se aktuali

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon Edi Rama: Dhuna barbare nuk del dot mbi ligjin
















TE FUNDIT

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com