Tragjedia që shoi ekipin e Chapecoenses ka prekur edhe Kolumbinë, që po bën gjithçka për të kujtuar ata që humbën jetën në atë aksident që mund të shmangej.
Komuna e La Union ka vendosur t’i nderojë 71 viktimat e tragjedisë duke ndryshuar emrin e malit ku u rrëzua aeroplani.
“Nuk do ta quajmë më “Cerro El Gordo”, por “Cerro Chapecoense” (Mali Çapekoense)”, tha Luis Perez, guvernatori i departamentit të Antiokuias.