Një fragment i veçantë dhe emblematik i kulturës ruse nga shekulli i 15-të deri ne fillim te shekullit 19-të, zbret në Tiranë. Ushtria e shenjtorëve të të krishtereve orthodoks është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.
140 ikonat janë pronë private e familjes së bashkëshorit italian te Migena Hajdarit. Pas 40 vitesh koleksionim ato udhëtojnë për herë të parë jashtë Italisë.
Imazhet e shenjta i përkasin kryesisht shkollave të Rusisë Qëndrore të Ikonografisë, të njohura ndër dekada për artin e temperes mbi dru, ikonat për shtëpi dhe kisha.
Të çmuara si në vlerat artistike dhe monetare, ekspozita “Koleksioni për Pasion” që ka përforcuar masat e sigurisë do të qëndrojë e hapur deri në 20 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar.
Tv Klan