Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike edhe për qarqet Fierit dhe Durrës. Më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për Elbasanin, duke vendosur që të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark. Konkretisht, Partia Demokratike kishte kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në këto qarqe, kërkesë e cila u rrëzua këtë të enjte, 24 korrik.
Kolegji Zgjedhor, me këtë vendim, mbylli sagën e ankimimeve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Tashmë i takon kryekomisionerit Ilirjan Celibashi të vijojë me ndarjen e mandateve në këto tre qarqe.
Kujtojmë se dje, 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi tabelën përmbledhëse për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar shpërndarjen e mandateve.
-Partia Socialiste 19 mandate
-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (koalicioni me PD-në) 13 mandate
-Partia Mundësia 1 mandat
-Nisma “Shqipëria Bëhet” 1 mandat
–Lëvizja Bashkë 1 mandat