Zëdhënësi i FSHF-së Tritan Kokona ka treguar disa nga detajet e momenteve kur avioni i kombëtares shqiptare bëri ulje të detyruar sot në Lion për shkak të motit të keq.
Kokona tha se ulja e detyruar e avionit të kombëtares nuk ishte me rrezik.
“Qëndruam për rreth 1 orë në aeroport. Moti ishte shkak i uljes së avionit. Lojtarët do kenë regjim stërvitor. Jemi duke pritur me ankth të vazhdojmë aventurën”, tha ai për News24.
Kombëtarja ishte në Lion dhe sot u nis për në rajonin e Bretonje, ku ka edhe qendrën stërvitore, e cila është jo më shumë se 1 orë me avion dhe 4 orë me automjet.
Skuadra shqiptare mësohet se është ulur në Brest dhe më pas ka vazhduar drejt qendrës stërvitore që është afër këtij qyteti.