Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokëdhima: Hipotekat, ALUIZN-i struktura kriminale, shqiptarët nuk marrin dot pronën e tyre

2018/08/30 at 11:59 AM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD me ligj të ri për Koçon: Ja çfarë i kërkon sot Parlamentit

Koço Kokëdhima ka reaguar ndaj audio-përgjimit mes Denat Bibës dhe Ledi Biankut në Strasburg. Ai rreshtohet në krah të opozitës dhe thotë se “shantazhet e Kryeministrit për të pezulluar gjyqet e pronarëve në Gjyjkatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg nuk duhet të habisin askënd”.


Sipas Kokëdhimës, “në pesë vite Rilindja vetëm sa i ka shkelur brutalisht dhe i ka përkeqësuar të drejtat kushtetuese të shtetasve për të marrë, gëzuar e mbrojtur pronat e tyre. Prandaj fatura e vendimeve që Gjykata Europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë për 29 vendime ndaj pronarëve të ligjshëm. Në pak vite kjo shifër mendohet se do të arrijë në një miliard dollarë, sepse janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim.
Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronarëve është vendimtar për zhvillimin e vendit. Por asnjë nuk arrin të marrë pronën e vet, pa e ndarë atë me sekserët e qeverisë. Ndaj, pas shumë sfilitjeve nëpër shkallët e gjyqësorit shqiptar, shumë pronarë i drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Fatura nga gjyqet e pronave, sipas FMN-së, bashkë me hajdutërinë e koncesioneve, është një risk shumë i madh për financat e shtetit shqiptar.

Paralelisht me shantazhet që këto vendime të mos njihen nga Strasburgu, Rilindja blllokoi në pranverë edhe pronat e ligjshme në bregdet. Interesat e dhjetëra mijëra shtetasve që kanë pronat e tyre deri 1.5 kilometër larg vijës së ujit shkatërrohen dhe kërcënohen nga mafia shtetërore e tokave.
ZGJIDHJA do të jetë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, në mbrojtje të pronarëve që nuk marrin dot as pronat, as kompensimet. Synimi i saj është që të krijojë mirëqenie për të gjithë. Ajo do të zbatojë një process transparent dhe të drejtë ku të njihet dhe të kthehet prona te i zoti, si një e drejtë kushtetuese dhe njerëzore.

Pasuritë e patundshme të shqiptarëve janë të bllokuara. Pronarët nuk i posedojnë dot lirisht ato. Qeveria, hipotekat, ALUIZN-i dhe agjencitë e tjera shtetërore janë struktura kriminale dhe të korruptuara që kanë lënë dhe mbajnë jashtë qarkullimit ekonomik mbi 80 për qind të patundshmërive të vendit. Ky është krimi më i rëndë dhe më i madh që është bërë ndaj popullit shqiptar nga qeveritë e tranzicionit”, deklaron kryetari i partisë Zgjidhja.

Etiketa: Kokedhimaprona


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Kryesore

Çështja “Balluku”, Berisha: Kush gënjen për Komisionin e Venecias, Rama apo Diella?

30 Nëntor, 2025 12:47 pm
Para
Askush nuk e vuri re, ja ndryshimi që ka bërë Luana në fytyrën e saj

Askush nuk e vuri re, ja ndryshimi që ka bërë Luana në fytyrën e saj

Rriten tensionet mes Italisë dhe BE-së për emigrantët

Rriten tensionet mes Italisë dhe BE-së për emigrantët

Përgjimet e Shullazit, PD: Rama mbron Ergys Çyrbjen, s’lejon arrestimin nga Prokuroria

Rrëmbimi i dy burrave në Shkodër, reagon PD: Banda e Bajrajve po terrorizon qytetin
















TE FUNDIT

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Dhjetor, 2025

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
2 Dhjetor, 2025

Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
2 Dhjetor, 2025

PS do të votojë kandidaturën që do të mbështesë PD për Avokatin e Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant...

Lexo më shumë

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel

U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
2 Dhjetor, 2025

Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com