Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti si sekretar për emigracionin në Asamblenë Kombëtare të PS-së, para se ajo të shqyrtonte shkarkimin e tij të përcaktuar në rendin e ditës. Ai dha se po dorëhiqet për të mos vënë në vështirësi kolegët e tij. Pas dorëheqjes Kokëdhima deklaroi se do të vazhdojë lëvizjen e tij brenda partisë socialiste dhe se po përgatitet për zgjedhje. “Kam folur rreth 30 minuta dhe këtë diskutim do t’ua vë në dijeni sepse është i plotë”, tha ai.
Cili do të jetë angazhimi juaj?
Do të vazhdoj lëvizjen time brenda PS-së.
Po përgatiteni për zgjedhje?
Sigurisht që po përgatitemi, do punojmë për ato zgjedhje.