Politikë

Kokëdhima pas takimit me Metën: Ti jepet fund shkaqeve reale të krizës


               Publikuar në : 13:53 - 13/06/19 |
Al Do

Pas takimit me Presidentin Meta, kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka folur për mediat. Ai ka thënë se të gjitha palët politike duhet të vlerësojnë seriozisht rreziqet që ka vendi.

Përsa i përket zgjedhjeve ai theksoi se ato duhet të jenë të besueshme dhe demokratike dhe se nuk ka rëndësi thelbësore data e tyre.

Gjithashtu Kokëdhima bëri apel se duhet ti jepet fund shkaqeve reale të kësaj krize dhe se i duhet drejtuar dialogut. Kjo deklaratë e fundit e kreut të ‘Zgjidhjes’ duket se i drejtohet krerëve të opozitës të cilët kanë vënë si kusht të pa negociueshëm dorëheqjen e kryeministrit Rama për tu ulur në dialog.

“Situata duhet ç’tensionuar. Duket të jemi shume serioz ne vlerësimin e rreziqeve ka vendi. Është shume e rëndësishme qe Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Nuk është thelbësore data e zgjedhjeve por që të jenë të besueshme dhe demokratike. Duhet që palët të reflektojnë për hir të demokratizimit të vendit. Ti jepet fund shkaqeve reale të kësaj krize” tha Kokëdhima. /Opinion.al

Pas