Aktualitet

Kokalarit në Kuvendin e PD: Jam elektron i lirë, nuk do garoj për poste


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 30/04/22 |
Opi Nion

Aktivistja e PD Evi Kokalari, ka mbajtur fjalën e saj ditën e sotme në Kuvendin e PD.

Ajo tha se në Amerikë lojtarët kanë ndryshuar dhe se njësoj si amerikanët po presin me durim që administrata e Joe Biden të largohet.

“Amerika mbetet e njëjtë, lojtarët kanë ndryshuar. Ashtu si ne amerikanët po bëjmë durim derisa të ikë administrate false e Joe Biden, ashtu iu përgjërohem juve të bëni durim derisa lojtarë që kanë marrë peng miqësinë tonë të largohen”, u shpreh Kokalari.

Gajtë fjalës ë saj Kokalari tha se “ është elektron i lirë” dhe se nuk do të kandidojë për asnjë post në PD, por i uroi mirëseardhjen Topallit, Zhupës dhe Hajdarit.

“Shqipëria është një shtet sovran dhe e tillë do të mbetet. Dinjitetin e saj nuk mund ta cënojnë atë që fatkeqësisht në vend që të fokusohen për të mbajtur karrierën e tyre të sapofilluar, fokusohen te karriera e Lulzim Bashës dhe në proces e sipër po i shkatërrojnë të dyja. Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaj sepse ne jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit. Kjo është tokë e ilirëve dhe e shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe të kanunit dhe ne jemi mikëpritës, njerëz të besës që nuk mund të lëmë kurrë ti ndodhë dicka miqve tanë. Por fatkeqësisht kjo mikpritje keqkuptohet dhe merret për naivitet dhe dobësimi dhe abuzohet deri në pikën që ne jemi të detyruar ti tregojmë vendin që meritojnë miqve problamatik”.

“Për ata që thanë se rend pas një posti dua t’ju them që nuk jam njeri i karrigeve, por elektron i lirë, nuk do jem pjesë as e Këshillit të partisë as e Kryesisë së PD. PD konservatore është e çdonjërit në këtë sallë me në krye Sali Berishën. Dua ti them mirësevjen Jozeifna Topallit, Ina Zhupës dhe Rudina Hajdarit që me shumë vonesë por të paktën jeni këtu”.

 

Pas