Kronikë

Kokainë nga Shqipëria në Itali, arrestohet trafikanti malazez, lidhja me “Rikun”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 12/06/22 |
Opi Nion

Një trafikant maltez, i lidhur me klanet siciliane, u arrestua të premten në Maltë me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga prokurori i Katanias me një kërkesë për ekstradim.

Gjatë seancës së parë, e cila u mbajt dje, gjyqtarët refuzuan kërkesën për lirim me kusht dhe shtynë gjykimin për në datën 20 qershor të ardhshëm për të vendosur për ekstradimin.

Burri, 56-vjeçari John Spiteri, i njohur si ‘Gianni’, kërkohet nw Itali për trafik kokaine dhe marihuanë.

Në vitin 2021, trafikanti maltez ishte pjesë e grupit prej 21 që u arrestuan në Itali si pjesë e të ashtuquajturit ‘Operacioni La Vallette’ kundër një organizate kriminale që lëvizte drogën nga Shqipëria dhe Bullgaria në Siçili dhe Maltë.

Gjatë operacionit, i cili në atë kohë u krye nga mbi njëqind agjentë të Guardia di Finanza, u sekuestruan gjithsej 430 kilogramë kanabis, hashash dhe kokainë.

Sipas hetuesve italianë dhe nisur nga përgjimet e tyre rezulton se Spiteri ishte lidhur me italianin Rosario Amico për të organizuar trafikun e drogës nga Pulia në Maltë midis viteve 2018 dhe 2019 me një makinë me targa malteze që drejtohej fizikisht nga një tjetër maltez, bashkëpunëtori i Spiterit, 55-vjeçari Fabian Catania, i akuzuar për trafik droge në vitin 2018 dhe bashkë me shqiptarin Eriseld Hoxhaj, i njohur si ‘Riku’.

Për të shmangur ekstradimin, mbrojtësi i Spiterit vuri në dukje se krimet e tij në Maltë rrezikon burgim të përjetshëm, ndërsa në Itali ai mund të dënohet me vetëm 24 vjet për grup të strukturuar kriminal dhe 13 vjet për trafik droge./Opinion.al

Pas