Kronikë

Kokainë në makinë, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 08/12/19 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia njofton se 43-vjeçari është arrestuar në “Xhanfize Keko” në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tij, janë gjetur 106.8 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur origjinën e lëndës narkotike si dhe për të identifikuar persona të tjerë të implikuar në rrjetin e shpërndarjes së kokainës.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRIVER” në fushën e tregëtimit të drogave të forta.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë se në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht Kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar ,në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH./ Opinion.al

Pas