Kronikë

Kokainë dhe municione luftarake, pranga pesë personave në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 03/10/21 |
Opi Nion

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Gjatë arrestimeve, policia ka sekuestruar lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe municion luftarak.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. E, 20 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur një qese në tokë me lëndë të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A.Xh, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

D.V, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

S.L, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S.H, 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Pas