Në portalet kosovare po qarkullon lajmi se reperi nga labeli ‘On Records’ do t’ia dedikoj një këngë drogës së njohur si ‘Kokaina’.
Indeksonline ka kontaktuar me menaxherin e Mozzik, Mehmet Elshani i cili ka mohuar një gjë të tillë.
“Në fakt, vetëm kënga quhet ‘Kokaina’ por nuk është dedikim për këtë lëndë narkotike. Kjo këngë flet për një vajzë e cila ‘ia merr shpirtin’ djalit, sikurse që bën kokanina. Pra, në këtë rast kokaina është përdorë vetëm si metaforë” ka thënë ai.
Gjithashtu Elshani ka zbuluar se kjo këngë do lansohet në shtator dhe do jetë një superhit.