Aktualitet

Kokaina nuk lë gjurmë pas 10 ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:22 - 29/11/15 |
b.f

Politikanët që marrin kokainë, mund ta kenë më të lehtë të fshehin vesin e tyre, se ato që përdorin kanabis.

Kërkesa e Partisë Demokratike duket se has në vështirësi për t’u aplikuar në Shqipëri, pasi nuk ekzistojnë mjetet për një ekzaminim të sofistikuar ndaj përdoruesve të drogës. Sipas atyre që tha mjeku toksikolog në një intervistë për Ora News, metoda e vetme që përdoret në Shqipëri për të analizuar drogën është testi i gjakut.

Gjurmët e drogës është e sigurtë që gjenden deri në 72 orë pas dozës së fundit, tek përdroruesit rastësorë.

Tek ata politikanë që përdorin rregullisht kokainë, gjurmët mbeten nga 7 deri në 10 ditë nga doza e fundit.

Sipas shefit të toksikologjisë në QSUT Zihni Sulaj rastet variojnë nga lloji i drogës deri tek koha e përdorimit tek politikanët.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas