Te Fundit

“Kokaina në Port dhe arrestimi i Lamit”, Berisha: Gledis Nanon e hoqi Rama



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 02/09/22 |
Opi Nion

Në konferencën e përjavshme për medat, kreu i PD, Sali Berisha foli për shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano.

Ai tha se largimi i tij lidhet me kontenierin me kokainë në Portin e Durrësit dhe me arrestimin e oficerit të operacionales Jeton Lami.

“Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo.

Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina.

Kjo e tërboi Edi Ramën.

Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini.

E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama.

Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot.

Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij”-tha Berisha.

Pas