119 kg kokainë u sekuestruan pak ditë më parë brenda një kontenieri me banane në portin e Durrësit. Ndërkohë abc news ka zbardhur dëshminë e shoferit Hasan Salihu, njërit prej shoferëve që kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Port.
Salihu ka deklaruar se rrugës është ndaluar nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë kryer në kontenierin me banane një kontroll për rreth 30 minuta.
Ai ka thënë se të katër personat ishin të moshave 35-40 vjeç, ndërkohë thekson se nga 1 prej tyre dukej me dialekt nga Shkodra dhe 3 të tjerët nga jugu.
Sipas Salihut katër personat e maskuar janë prezantuar si “shteti” , ndërsa vijon deklaratën duke thënë se nuk ka njoftuar policinë për këtë kontroll pasi personat në fjalë e kanë kërcënuar.
Ndërkohë sipas hetuesve rezulton se Salihu ka njoftuar menaxherin Marson Murataj i cili po ashtu është arrestuar.
Dëshmia e plotë e Hasan Salihut
Pyetje: Ndaj jush do të zhvillohen hetimet për veprën penale të “Trafikim narkotikësh e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/a/2 te K.Penal.
Keni të drejtë të jepni ose jo shpjegime në lidhje me këtë ngjarje si dhe në qoftë se nuk do të jepni hetimet ndaj jush do të zhvillohet, të zgjidhni një mbrojtës ligjor, të ju caktojë organi procedues si dhe të jepni shpjegime pa prani te mbrojtësit se jeni në një moshë madhore.
Përgjigje: Të drejtat e mia i kuptova dhe në prezencë të mbrojtësit tim Elton Hyseni unë do të jap këto shpjegime si më poshtë
Jetoj në adresën e mësipërme së bashku me familjen time e cila përbëhet nga bashkëshortja dhe 5 fëmijë . Aktualisht kam rreth 14 vjet që punoj si shofer te kompania “ZIKO SHA ” dhe me këtë kompani transportoj banane dhe mish të cilën e marr nga porti i Durrësit dhe e sjell te magazinat në Vaqarr ku i ka kjo kompani . Në date 28.12.2021 rreth orës 05:30 kam dalë nga banesa dhe pasi kam çuar nusen në punë ne Kombinat kam shkuar më pas ne punë ne Vaqarr dhe kam marrë trajlerin me targa AA 126 RE dhe karroceri ABR604 dhe kam shkuar ne portin e Durrësit ku kam marrë një kontejner me banane të cilin e solla te magazinat rreth 11:00 ku pasi kam shkarkuar rreth 2 orë jam nisur përsëri për Durrës për rrugën e dytë do merrja një kontejner me banane përsëri në port .
Nga Vaqarri jam nisur për të bërë rrugën e dytë rreth orës 13:30 -14:00 dhe kam shkuar në portin e Durrësit. Pasi kam shkuar në port kam lënë kontejnerin bosh dhe jam futur të merrja kontejnerin plot
Pasi preva fletën e skanerit te dogana jam nisur me kontejnerin dhe trajlerin me targa AA 126 RE dhe karroceri ABR604 për në skanim të kontejnerit dhe mjetit . Kam dorëzuar letrat aty dhe kam bërë skanimin kam pritur rreth 30 minuta për letrat e doganës dhe pasi më ka dhënë fletë daljen
Jam nisur për Tiranë rreth orës 17:30 dhe kam dale në Shkozet – Katër rrugët e Shijakut – te vila Gold dhe u futa rrugës së vjetër për nga Ndroqi për të shkuar në magazina në Vaqarr. Duke ikur rrugës, në karburant Kastrati në Romanat kam ulur shpejtësinë se është trafik dhe për një moment kam parë se para makinës trajler më kanë dalë 4 veta të cilët ishin të moshës 35-40 vjeç të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar me kapuç dhe me një bluz golf të zi, kishin mbuluar fytyrën. Këta persona pas më dolën para makinës me zunë në rrugë më thanë ‘jemi shteti, hape krahun këtu dhe në sediljen e parë të pasagjerit më ka hipur njëri. Në këtë situatë unë kam hapur krahun në hyrje të një karburanti, dhe një nga këto 4 persona me tha ‘mbylle gojën ose do të zhduk me gjithë familjen, po e hape gojën’.
Tre personat e tjerë kanë bërë kontroll në konteiner, kanë hapur derën dhe janë futur brenda në konteiner ku kanë bërë kontroll për 30 minuta. Më pas kanë zbritur ky personi që ishte në kabinë dhe të 4 janë larguar në drejtim të rrugës nacionale për Durrës. Unë kam zbritur nga makina dhe pashë gomat e krahut të pasagjerit që ishin gati si të rëna dhe kam shkuar te dera e konteinerit dhe kam parë që arkat me banane i kishin lëvizur dhe pasi i kam sistemuar kam mbyllur derën dhe më goma të rëna jam nisur në drejtim të karburant “Shaba Oil”, mos gaboj.
Aty te ky karburant kam hapur krahun se kishte ndriçim dhe kam njoftuar përgjegjësin të më sillnin goma. Përgjegjësit Edi Shkreta me ka thënë se gomën po ta sjellë një shofer tjetër i firmës Gëzim Kalaja. Duke pritur aty rreth 2 orë ka ardhur Gëzim Kalaja, më ka sjellë gomën dhe i kemi kërkuar një gomisti nga Durrësi të na ndërronte gomën. Pasi kam ndërruar gomën jam nisur së bashku me shtatasin Gëzim Kalaja në drejtim të magazinave në Vaqarr ku kam shkuar rreth orës 21:30. Pasi kam parkuar makinën kam shkuar në shtëpi i stresuar. Pasi kam folur atë natë në mëngjes i kam rënë në telefon shtetasit Marson Murataj dhe ishte gjumë.
Më pas kam shkuar e kam pritur te shtëpia se ka dalë dhe i kam thënë se kështu ndodhi mbremë siç e përshkrova më lart dhe ata personat e mbrëmshëm më thanë se po fole do të zhdukim me të gjithë familjen. Më pas me menaxherin Marson Murataj kam shkuar te pika në Vaqarr dhe më par mua më ka dhënë urdhër të shkoja në shtëpi të pushoj. Sot me datën 30.12.2021 më kanë njoftuar të paraqitesha në punë në Vaqar ku edhe erdha.
Pyetje: A mund të na përshkruash personat që të ndaluan më çfarë automjeti ishin dhe çfarë dialekti kishin?
Salihu: E thashë dhe me lart ishin 4 persona të moshës rreth 35-40 vjeç të veshur me të zeza si sportive njeri ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër dhe nuk e pashe se me çfarë makine ishin dhe se nga erdhën unë kisha ndaluar në trafik dhe ata me dolën para më thanë “Jemi shteti do se kontrollojmë” dhe me kontrolluan siç e përshkrova me lart. Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu. Me njërin që ka hipur te sedilja e parë kam komunikuar, ata të tjerë kanë bërë kontroll të kontejnerit.
Pyetje: Çfarë të thanë, përse kontrolluan kontejnerin, çfarë kërkonin?
Salihu: Nuk e di pse e kontrollonin dhe çfarë kërkonin nuk më dhanë shpjegime vetëm më thanë se ‘Jemi shteti do bëjmë kontroll’.
Pyetje: Po plumbçet i pe në port ishin në rregull dhe me se i prenë, çfarë kishin në duar këta persona?
Përgjigje: Nuk i kam parë plumbçet në port nëse ishin në rregull dhe nuk e di se me çfarë i prenë. Në duar nuk kishin gjë, po i mbanin duart të fshehura, njërën si nga pjesa e barkut.
Pyetje: Po gomat ai arritën të çaheshin të dyja?
Përgjigje: Nuk e di çfarë të them, se kuptoj.
Pyetje: Po shtetasit Gëzim Kalaja, i tregove kur të solli gomën?
Përgjigje: Jo nuk i kam treguar asgjë Gëzimit kur më solli gomën se kisha frikë dhe isha i tronditur.
Pyetje: Përse nuk njoftove policinë në lidhje me këtë ngjarje që në datë 27.12.202 17
Përgjigje: Kisha shumë frike nga këta persona se mos më ndiqnin.
Pyetje: Po shtetasi Marson Murataj çfarë të tha kur e takove dhe i tregove situatën?
Përgjigje: Nuk më tha gjë nuk e mendoja këtë gjë kurrë .
Pyetje: Nga hetimet e kryera na del se kur ju keni takuar Marson Murataj i keni thene se “Më keni jetën borxh e familjen çfarë kuptimi ka kjo ?
Përgjigje: Jo nuk i kam thënë këtë gjë, i kam thënë se jam i kërcënuar familjarisht
Pyetje: Po gjatë rrugës nga porti deri ku të ndaluan këta persona, ke parë apo fiksuar ndonjë automjet që të ndiqte?
Përgjigje: Jo nuk kam fiksuar gjë?
Pyetje: Po kur ikën këta persona me çfarë ikën dhe çfarë drejtimi morën ?
Përgjigje: Kur kam zbritur të mbyllja derën e pasme kam parë që të tre ata persona iknin në drejtim të Durrësit rrugës nacionale me këmbë dhe tre iknin në një anë dhe një në anën tjetër të rrugës
Pyetje: Po herë të tjera të kanë ndodhur situata të tilla apo ke parë plumbçet e kontejnerit të hapura ?
Përgjigje: Jo nuk më ka ndodhur asnjë herë kjo situatë dhe plumbçet nuk i kam gjetur asnjë herë hapur me përjashtim të rastit kur na urdhëron dogana për kontroll
Pyetje : Brenda në kontehner është gjetur një elektrik me bateri si dhe kjo sasi e dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë , si e shpjegon këtë fakt?
Përgjigje: Nuk kam lidhje as me elektrikun dhe as me drogën që është gjetur aty
Pyetje: Ke gjë tjetër për të thënë dhe deklaruar rreth kësaj ngjarje dhe pyetjes tuaj në këtë cilësi ?
Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të thënë….