Policia ka arrestuar administratorin i firmës “Alba Exotic Fruit”, në të cilën janë sekuestruar disa herë sasi të konsiderueshme kokaine të fshehur në kontejnerët që trasportonin banane nga Ekuadori.
I arrestuari është Eduart Dauti, 51-vjeç, i cili ishte shpallur në këkrim nga drejtësia, ndërsa për të është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
51-vjeçari akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./ Opinion.al