Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr, e cila u bllokua ditën e martë në portin e Durrësit.
Në total kanë rezultuar 59 kg kokainë të fshehura në këtë anije.
Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.