Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, në një prononcim për mediat, ka treguar nëse klienti i tij ka marrë statusin e të penduarit dhe po bashkëpunon me drejtësinë.
Avokati u përgjigj duke thënë se Koka nuk ka pse të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor.
“Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masës ë parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por te persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”,-tha avokati.