Kryeministri Rama deklaroi sot gjatë konferencës antikorrupsion se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët por gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Këtë deklaratë të kryeministrit e ka komentuar gjatë konferencës për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai theksoi se është politika ajo që ka korruptuar drejtësinë në Shqipëri dhe nënvizoi se Rama ka kapur reformën në drejtësi dhe u bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Këtë e thotë një hajdut që do t’i shmanget drejtësisë, drejtësinë e korruptoi politika dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar nuk do të jetë drejtësi në vend. Sa kohë të jetë Rama kryeministër nuk do të ketë drejtësi. Drejtësi do të ketë kur të ketë qeveri dhe kryeministër që nuk i bën presion drejtësisë. Kësaj drejtësie nesër unë do ti kërkoj të vendosë çdo zyrtar të korruptuar para drejtësisë, duke filluar nga qeveria ime e para. Mjafton të shikosh rastin e Tahirit dhe Dakos dhe e kupton frikën e tij nga drejtësia. Përse e mban ky Dakon në kryesi çfarë është Dako veza e artë?”, tha Basha. /Opinion.al