Seanca e sotme parlamentare, ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.
Folësi i parë në Parlament ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.
“Koha mbaroi”, iu drejtua Spiropali.
“Cila kohë?”, tha Berisha. “Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”, iu drejtua ajo.
Ndërkohë kryedemokrati bllokoi foltoren për pak minuta, duke replikuar pa mikrofon.