Bota

Kofirmohet viktima e parë në Francë nga koronavirusi, turistja kishte…


               Publikuar në : 11:48 - 15/02/20 |
Opi Nion

Një turiste kineze ka humbur jetën në Francë pasi ishte infektuar me koronavirus, duke shënuar viktimën e parë në këtë shtet. Ministria franceze e Shëndetësisë, shprehet se viktima ishte një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës.

Ajo mbërriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar. Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.

Franca ka thënë më parë se ka 11 raste të konfirmuara të koronavirusit, të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital. Vajza e gruas së ndjerë gjithashtu është infektuar./ Opinion.al

Pas