Kryesore

Kodi Zgjedhor/Rama:Meta sfidoi Kuvendin,Basha pret të largohem nga jeta…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 29/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit për rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për rikthimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor. Kryeministri thotë se përmes këtij dekreti, presidenti sfidoi parlamentin.

Rama foli dhe kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se ai pret që biologjia të bëjë ciklin e saj, që Ramës t’i ndodhë diçka që i shkakton vdekjen e që ai të marrë pushtetin. Sipas Ramës, nuk ka tjetër mënyrër që Basha të bëhet kryeministër.

 “Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin që të rrëzojë dekretin e tij duke e sfiduar Parlamentin ka sfiduar ata që votuan pro dhe kundër. Sipas Metës, juve të opozitës ju kam sjellë unë me Taulant Ballën në bashkëpunim me disa alientë, ju kemi gjetur në Hënë, në Mars madje edhe në Jupiter ndaj edhe nuk arrini dot të artikuloheni. Ju keni ardhur me firmë të Bashës e Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur për ju, për disa akoma ka firmosur doktor Peco Vasili. Tani Meta thotë që ju nuk ekzistoni. Sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë, se falë jush dhe bashkëpunimit me ju kemi arritur të bëjmë atë që s’do bënim dot nëse do ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje. Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin, për arsye biologjike, moshe goditje në sistemiet e mia të frymmarrjes, sistemit të gjakut apo përpunimt të ushqimit të largohem nga jeta, që Luli të bëhet kryeministër se një tjetër vizion nuk e shoh. Stategjia e tij është prit biologjinë e vazhdo bëj hajgare me politikën. Sot tha 60 pa 15 bëjnë 50, e kishte fjalën për tamponët. Ilir Meta ka një problem tjetër, të qartë, është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandinë e një individi që Shqipëria nuk i ka dhënë askujt aq shumë që nga dita e parë e ngritjes së Flamurit pas Pavarësisë. Që nga Ismail Qemali askush s’ka marrë aq shumë sa ai, edhe kryeministër 30 vjeç, edhe kryeparlamentar 40 edhe president 50, për të 60 çfarë kërkon ky të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”,- tha Rama./ Opinion.al

Pas