Stafi i Kryeministrisë ka përgatitur një kronikë për “ERTV”, ku flitet për draftin final nga Komisioni i Venecias në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të miratura për Kodin Zgjedhor.
Në videon e postuar në “Facebook” nga kryeministri Edi Rama, theksohet se “Rekomandimet e Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese shkojnë në të njëjtën linjë logjike me argumentet e kryeministrit Rama”.
Përmes kësaj videoje, Rama ka thumbuar opozitën e cila e ka cilësuar të jashtëligjshme ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Zgjedhor.
Kujtojmë se më herët Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor./ Opinion.al