Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi Zgjedhor, PD: Parlamenti ka detyrim ta ndryshojë sipas “Venecias”

2020/11/01 at 6:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kodi Zgjedhor, PD: Parlamenti ka detyrim ta ndryshojë sipas “Venecias”

Opozita e cilëson antikushtetues ndryshimin e njëanshëm të rregullave elektorale nga Parlamenti dhe thotë se do të presë opinionin e Venecias megjithëse mazhoranca rivotoi për herë të dytë këtë javë Kodin e Ri Zgjedhor.

“Ne jemi në pritje që Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij por ajo që është më e rënda, Kryeministri Rama i ka dhënë një goditje në fytyrë BE, atij që na ka përcaktuar si kusht një reformë gjithëpërfshirëse dhe jo reformë të njëanshme që prish standardet e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Oerd Bylykbashi për TV Klan.

Përfaqësuesi i PD e sheh të paargumentuar qëndrimin e Kryeministrit se opinioni i Venecias bllokon zgjedhjet.

“Kjo është gënjeshtër e Ramës, rregullat nuk hynë në fuqi para datës 17 shkurt kur nis regjistrimi i partive dhe kandidatëve, që do të thotë nga tani deri në 17 shkurt rregullat nuk kanë asnjë efekt për përgatitjen e zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Sipas Bylykbashit, palët do të duhet të kthehen në tryezën e diskutimit për kodin zgjedhor në rast se Venecia rekomandon diçka të tillë.Argumentin e tij ai e mbështet në një shpjegim të kodit të praktikave të mira të bëra në vitin 2005, ku përcakton sipas tij rastet e ndërhyrjes një vit përpara zgjedhjeve në ligjin elektoral.

“Rihapja e diskutimit dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor do ishte detyrim. Kur është e nevojshme ose kur të trajtohet një rekomandim ndërkombëtar ose kur duhet ndrequr një situate nën standardin ndërkombëtar që ka legjislacioni i vendit.

Pra kur kemi këto dy situata nuk vlen me kushti 1-vjeçar, përndryshe sistemi zgjedhor nuk ndryshon, nëse sistemi zgjedhor në dhjetor do konsiderohet në shkelje me standardin Parlamenti i Shqipërisë duhet të ndërhyjë menjëherë dhe para datës 17 Shkurt të ketë ndryshuar rregullat dhe të ketë rikthyer gjendjen në mënyrë që kur të regjistrohen subjektet, zgjedhjet një pjesë e standardeve të jenë arritur”.

Por një opinion në favor të mazhorancës, detyron opozitën të përgatisë taktikën e saj elektorale, pasi ndryshimet e bëra nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor përcaktojnë daljen e koalicioneve më një listë të përbashkët në zgjedhje.

“Ka ende kohë për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në KQZ, afati me i parë është 17 shkurti për regjistrimin e partive dhe deri atëherë ndërkohe që opozita bën betejën për një opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me sa të ndershme janë rregullat, në do hartojmë edhe taktikat që maksimizojnë rezultatin e zgjedhjeve për opozitën si në numër votash sigurisht edhe përkthimin e tyre në mandate në mënyre që në 25 prill Rama të largohet nga pushteti, nga vota që zgjedhësit do ti japin opozitës së bashkuar, taktikat që në do vemë në përdorim janë në diskutim dhe do ketë vendimmarrje përkatëse nga drejtuesit e partive të opozitës së bashkuar”.

Opozita e bashkuar ende nuk ka një vendimmarrje sesi do të dalë në 25 prill, me një, dy apo më shumë koalicione. Shumë prej përfaqësuesve të saj janë shprehur për daljen me disa lista./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Itali/ Shënohen rreth 30 mijë raste të reja dhe 208 viktima nga Covid-19

Itali/ Shënohen rreth 30 mijë raste të reja dhe 208 viktima nga Covid-19

Rrëfimi: Burri prishte lekët me gratë e rrugës, kushëriri më tregoi videon

Rrëfimi: Burri prishte lekët me gratë e rrugës, kushëriri më tregoi videon

Mbi 2 mijë raste ditore në Greqi, qeveria forcon masat

Greqi/ 1678 raste pozitive dhe 9 të vdekur si pasojë e COVID-19

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com