Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për Kodin Zgjedhor.
Gjatë mbledhjes Rudina Hajdari ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj pasi ka kërkuar që të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-LSI në Këshillin Politik.
Por kjo nuk është pranuar nga Gjiknuri duke thënë se në propozimin e PS flitet vetëm për koalicionet dhe jo për listat e hapura dhe pragun elektoral gjë që nuk e pengon diskutimin e sotëm te “Ligjet’.
Hajdari tha se opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar.
Sipas saj, tryeza u braktis për shkak se maxhoranca nuk ka vullnet për të realizar një reformë të madhe, që të gëzojë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.
“Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilën gezojmë sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave. Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorëzohemi”, tha deputetja Rudina Hajdari. /Opinion.al