Kryesore

Kodi Zgjedhor/ Meta: Refuzuan kërkesën e BE, kemi parlament monopartiak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 30/10/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP, me temë “Nisma Kombëtare për Referendumin”.

Gjatë fjalës së tij, Meta komentoi dhe votimin e rrëzimit të dekretit të tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta tha se votimi i djeshëm ishte kundër deklaratave të zyrtarëve të BE, ndërsa shtoi se cenon rrugën evropian të Shqipërisë.

Po ashtu, presidenti shtoi se prej 20 muajsh vendi ka parlament moniopartiak, ndërsa vendi vijon të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, gjë e cila dëmton shtetin ligjor.

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008  i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo  është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e BE dhe votuan ndryshimet.  Rasti më i fundit i  shkeljes së kushtetutës e keni të freskët, ku ndryshimet e kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej  20 muajsh kemi një parlament monopartiak. S’kemi  gjykatë Kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo. Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referndumin edhe pse është detyrim kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvvënës sikur po ndodh këto ditë. 41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave. Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjihet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absudrin e kësaj situate. Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. Ska asnjë lloj llogaridhënie, mnekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh”,- tha Meta./ Opinion.al

Pas