Politikë

Kodi Zgjedhor/ Meta kërkesë Kuvendit të presë Komisionin e Venecias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 27/10/20 |
Opi Nion

Presidenti, Ilir Meta i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për të marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me Kodin Zgjedhor.

Kreu i shtetit thotë se duhet pritur mendimi i Venecias pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë hartuar në mënyrë të përshpejtuar dhe të njëanshme.

“Në vijim të shkresës sonë me anë të së cilës ju kemi përcjellë dekretin e presidencës për kthimin për shqyrtim të ligjit për disa shtesa në Kodin Zgjedhor ju përcjellim zyrtarisht për njohje e dijeni kërkesën e presidentit të Republikës drejtuar Komisionit Europian për Demokraci (Komisionit të Venecias) për marrjen e një opinioni urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend duhet ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë nismë nën dritën e arsyetimit dhe të rekomandimeve të Venecias”, shkruhet në kërkesën e Presidentit.

Kujtojmë se Presidenti,Ilir Meta, ktheu të premten ligjin për Kodin Zgjedhor në Kuvend për shkak se ndryshimet në këtë kod u miratuan pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare./ Opinion.al

 

Pas