Pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për 30 qershorin, ku pranoi pjesërisht kërkesën e partive Bindja Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që shpërndan mandatet e deputetëve sipas logjikës së herësit.
Sipas Gjykatës, “pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësish ose me numër të ulët të mandateve, e shndërron votën parapëlqyese në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur”.
Organi më i lartë i drejtësisë në vend e cilësoi zbatimin e herësit si “një mekanizëm disproporcional në raport me qëllimin e tij”, dhe se në përcaktimin e tij nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës.
Bindja Demokratike Dhe LDN e Myslim Murrizit e kishin dorëzuar kërkesën në 29 dhjetorin e kaluar, ndërkohë që shqyrtimi i Gjykatës kishte filluar më 9 qershor, m enjë vendim që u mor me 6 vota pro dhe një kundër, ai i gjyqtarit Altin Binaj.